Politike

Bushati prezanton kandidatët në Shkodër: Do doja të kishim kundërshtar, por s’është zgjedhja jonë

-

SHKODËR- Deputeti, Ditmir Bushati që është dhe i deleguari i PS për qarkun e Shkodrës ka prezantuar sot kandidatët e kësaj force politike në këtë qark. Nga Shkodra krah kandidatit Valdrin Pjetri, Bushati tha se do donte që të kishte kundërshtar në garë, por do vijojnë të vetëm pasi nuk është zgjedhja e tyre.

Po sot Bushati ka qenë dhe në bashkinë Vau i Dejës, ku ka prezantuar dhe kandidatin tjetër Mark Babanin. Në këto dy bashki është bërë dhe prezantimi i këshilltarëve bashkiak, për të ciluar u kërkua vota për zgjedhjet e 30 qershorit.

Aktualisht këto bashki drjetohen nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kërkon që të jetë ajo qeverisësja e për katër vitet e ardhshme.

Partia Socialiste prezantimin e kandidatëve për bashkitë e bëri ditën e shtunë, pas mbledhjes së Kryesisë, por disa prej emrave kishin marrë një konfirmim dhe më herët, gjatë turit “Bashkia që duam”.

Shto Koment