PolitikeVirale

“Bushati ka 14 muaj që e ka lënë PS Shkodër”/ Ish-kryediplomati “thumbon” Ilir Beqajn, i dërgon mesazh të koduar? Kuptimi pas “Ciao Ciao”

lir Beqaj nuk shmangi komentet edhe për ish-drejtuesin politik të PS-së në Shkodër, Ditmir Bushati, të cilit i kujtoi sesa kohë kishte pa u kthyer në qytetin e tij. Por nuk ka munguar as përgjigjia nga Bushati, ku i fundit ka postuar një foto nga Danimarka, teksa darkonte në një restorant të quajtur “Ciao Ciao”.
Featured image of article: “Bushati ka 14 muaj që e ka lënë PS Shkodër”/ Ish-kryediplomati “thumbon” Ilir Beqajn, i dërgon mesazh të koduar? Kuptimi pas “Ciao Ciao” Ditmir Bushati dhe Ilir Beqja

TIRANË– Edhe pse jo zyrtarisht, fushata për zgjedhjet parlamengtare të 25 prillit ka nisur. Ndërsa PD-ja por merret me kandidatët, PS-ja ka ndezur motorët dhe ka kryer lëvizje nëpër qarqet e vendit, duke vendosur drejtorë të rinj politikë.

Lëvizja më e bujshme dhe që shkaktoi më tepër zhurmë ishte ajo e Shkodrës, ku kryeministri Edi Rama caktoi si drejtor politik në qarkun e Shkodrës, ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Qarku kishte mbetur pa “kokë” që prej largimit nga strukturat të Valdrin Pjetrit, i cili i zuri vendin ish-kryediplomatit, Ditmir Bushati.

Pas emërimit Ilir Beqaj nuk shmangi komentet edhe për ish-drejtuesin politik të PS-së në Shkodër, Ditmir Bushati, të cilit i kujtoi sesa kohë kishte pa u kthyer në qytetin e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Bushati ka 14 muaj që e ka lënë PS Shkodër dhe nuk mund të themi si e la ai PS këtu. Zoti Bushati është deputet dhe nuk e vendosim ne nëse është apo jo dhe aktualisht nuk ndodhet as në Tiranë dhe as në Shkodër”, tha Beqja në një intervistë.

Postimi i Bushatit

Por nuk ka munguar as përgjigjia nga Bushati, ku i fundit ka postuar një foto nga Danimarka, teksa darkonte në një restorant të quajtur “Ciao Ciao”. Të jetë një mesazh i koduar për Beqajn…? A do të ketë lëvizje të tjera me afrimin e zgjedhjeve? Vetë Rama nuk e mohoi një skenar të tillë, ndërkohë që mbetet të shohim…

(k.m/dosja.al)

Shto Koment