Politike

Bushati jep PARALAJMËRIMIN për trazira:  25 prilli fillimi i masakrës

Ai tha se kemi ende të pa ndëshkuar si në rastin e Fierit të vitit 2009-të, por edhe me rastin e zgjedhjeve të Dibrës dhe Durrësit vitet e fundit. Sipas Bushatit, ndryshimet e njëanshme kushtetuese janë fillimi i masakrës që do të ndodhë më 25 prill.
Featured image of article: Bushati jep PARALAJMËRIMIN për trazira:  25 prilli fillimi i masakrës Andi Bushati

TIRANË- Në studion e emisionit “Open” po diskutohet për zgjedhjet e ardhshme elektorale dhe për raportin paraprak të Komisionit të Venecias, në lidhje me ndryshimet kushtetuese të miratuara nga parlamenti më 5 tetor. Analisti Andi Bushati, i cili është një prej panelistëve, paralajmëroi trazira më 25 prill.

Ai theksoi se nuk do të ketë zgjedhje në vend, e këtë e lidhi me shumë faktorë, ndër të cilat, përfshirjen e medias dhe e të “fortëve”. Ai tha se kemi ende të pa ndëshkuar si në rastin e Fierit të vitit 2009-të, por edhe me rastin e zgjedhjeve të Dibrës dhe Durrësit vitet e fundit. Sipas Bushatit, ndryshimet e njëanshme kushtetuese janë fillimi i masakrës që do të ndodhë më 25 prill.

“Duket e rëndë kur t’i e thua, por në fakt prandaj po them me ç’presim të ndodhë kjo është një makiazh i bërë keq. Nuk do të ketë zgjedhje në këtë vend, nga mënyra si do të sillen mediat, nga pikëpamja që do të hyjnë të fortët në lojë. Nëse do të kemi ende të pa ndëshkuar që nga zgjedhësit e Fierit në 2009 e deri tek ata të zgjedhjeve të Dibrës dhe Durrësit tani. Ai që do të vjedhë vota prapë do të jetë një njeri i nderuar. Prandaj është shumë e rëndësishme ajo që Rama bëri në mënyrë të njëanshme për të ndryshuar kushtetutën. Sinjali që jepet është që e gjithë piramida që do të merret me zgjedhjet duhet të veprojnë si veprova unë. Unë marr përgjegjësinë e mëkatit fillestar dhe të gjithë dot të bëjnë kështu. Kjo është fillimi i masakrës që do të ndodhë në 25 prill”, citoi Bushati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga:TopChannel 

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment