Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË- Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar pas masave të marra nga Bashkimi Evropain për kufizimet në transportin e qytetarëve për shkak të COVID-19 që ka gjunjëzuar të gjithë Evropën. Në një reagim në Facebook, Bushati shkruan se lajmi i komunikuar nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, mbi marrjen e masave për eksportin e pajisjeve mjekësore, për shkak të Pandemisë, u interpretua gabimisht si përjashtim apriori i vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Bushati më tej shton se në këtë situatë të paprecedentë që po përjetojmë, informimi korrekt, bashkëpunimi mes popujve, shteteve dhe organizatave ndërkombëtare është më i domosdoshëm se kurrë. “Së pari, duhet sqaruar se nuk kemi të bëjmë me “ndalim eksporti”, por me “eksport të autorizuar”. Regjim, i cili i jep përparësi vendeve anëtare të BE-së përkundrejt vendeve të treta, i imponuar nga emergjenca e shkaktuar nga Pandemia”, shton ndër të tjera ish-ministri.
POSTIMI I PLOTË
Një sqarim pse nuk duhet të biem prè e keqkuptimeve me BE-në. Lajmi i komunikuar nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, mbi marrjen e masave për eksportin e pajisjeve mjekësore, për shkak të Pandemisë, u interpretua gabimisht si përjashtim apriori i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Madje, Presidenti i Serbisë shkoi edhe më tej, duke e akuzuar BE-në me tone melodramatike për “mungesë solidariteti”. Dhe në të njëjtën kohë, duke vlerësuar me tone patetike Kinën dhe Presidentin Xi Jinpig, si vëllain dhe shpëtimtarin e popullit serb. Nuk është assesi qëllimi i këtyre radhëve për të analizuar strategjinë dhe taktikën që Presidenti i Serbisë ndjek me Rusinë, Kinën, BE-në dhe SHBA-në, e njohur gjërësisht si “politika e lisharësit”. As oshilacionet flirtuese! Nga njëra anë, si pjesë e Bashkimit Euro-Aziatik, që krijoi zonën e tregtisë së lirë së bashku me Rusinë, Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Kirgistanin dhe nga ana tjetër, si ngjizës i “Shengenit rajonal”, por destabilizues në Kosovë, Mal të Zi e Bosnje Hercegovinë. Gjykimi për këtë sjellje i përket veç popullit serb.
Por, në këtë situatë të paprecedentë që po përjetojmë, informimi korrekt, bashkëpunimi mes popujve, shteteve dhe organizatave ndërkombëtare është më i domosdoshëm se kurrë. Së pari, duhet sqaruar se nuk kemi të bëjmë me “ndalim eksporti”, por me “eksport të autorizuar”. Regjim, i cili i jep përparësi vendeve anëtare të BE-së përkundrejt vendeve të treta, i imponuar nga emergjenca e shkaktuar nga Pandemia. Së dyti, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një regjim tregtar preferencial më BE-në, për shkak të Marrëveshjeve të Stabilizim Asociimit në fuqi, të cilat konsiderohen nga jurisprudenca e Gjykatës Europiane të Drejtësisë si: “marëveshje më shumë sesa tregtare dhe më pak sesa marrëveshje anëtarësimi”.
Duke u nisur nga sa më lart, vetë Presidentja e Komisionit Europian, vuri theksin tek rëndësia e bashkërendimit të këtij regjimi të përkohshëm me vendet kufitare me BE-në, siç janë vendet e Ballkanit Perëndimor. Sepse jo vetëm në planin tregtar dhe ekonomik, por edhe në fushën e sigurisë, Ballkani Perëndimor është në paradhomën e BE-së. Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme. Ne shqiptarët jemi dëshmitarë dhe përfitues të solidaritetit europian në ditët më të vështira të goditjes që morëm për shkak të termetit, vitin e kaluar. Ndaj, le mos të errësojmë logjikën e të arsyetuarit e as të shtojmë panikun. Por të fuqizojmë bashkëpunimin me BE-në, sepse aksesi në tregun europian për pajisjet mjekësore gjatë luftës me virusin nuk do të mungojë. As mbështetja për të reduktuar pasojat socio-ekonomike të Pandemisë përmes programeve të ndryshme financiare të BE-së.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Partia Demokratike ne anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, i cili sulmoi Bashën. Në një re...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka falenderuar sot të gjithë qytetarët që jetojnë në Itali, që kanë shkruar në profilin e tij në Facebook, dhe shprehin solid...
TIRANE- Hartimi i një plani që do të ndihmonte biznesin dhe individët në përballjen me efekte ende të panjohura me COVID-19, ka futur në një luftë replikash, dy...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kredive për bizneset do t’u jepet zgjidhje që sot, pas një marrëveshjeje që ka planifikuar të fimrosë me g...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha pasi ky i fundit prezantoi një plan me tetë pika se si duhet menaxhuar kriza q...
TIRANË– Yuri Kim, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë po i kalon ditët e izolimit duke u marrë me shtëpinë e saj të re. Në disa foto të publikuara në rrjetet s...
Tiranë- Ambasadori Luigi Soreca ka deklaruar se Bashkimi Europian është i gatshëm të mbështetës Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë për situatën e k...
TIRANE– Mjekja Mirela Tabaku ka kërkuar sot në emër të Partisë Demokratike, sqarime nga qeveria sepse nuk zbatohet porosia e Organizatës Botërore të Shëndetësis...
BRUKSEL– Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me hapjen e negociatave, një ditë para takimit të...
Tiranë– Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar për vendimin e fundit të Bashkisë Tiranë për të shtyrë detyrimet e bizneseve deri në qershor, pë...