Politike

“Qindra shqiptarë jashtë vendit”, Bushati: Të mundësojmë kthimin e tyre, mos penalizohen se tejkaluan periudhën 90 ditore në Schengen

Në një reagim në mediat sociale, Bushati shprehet se duhet mundësuar kthimi i tyre në Shqipëri si dhe për ata që kanë tejkaluar afatin e periudhës 90 ditore në zonën Shengen nuk duhet të penalizohen pasi kjo është një situatë që nuk dihet se kur do mbarojë.
Featured image of article: “Qindra shqiptarë jashtë vendit”, Bushati: Të mundësojmë kthimin e tyre, mos penalizohen se tejkaluan periudhën 90 ditore në Schengen Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm

TIRANË- Ish- ministri i për Evropën dhe Punët e Jashtmer, Ditmir Bushati, ka ngritur shqetësimin lidhur me qytetarët shqiptarë që në befasi u kapën jashtë kufijve të Shqipërisë prej situatës me koronavirusin. Në një reagim në mediat sociale, Bushati shprehet se duhet mundësuar kthimi i tyre në Shqipëri si dhe për ata që kanë tejkaluar afatin e periudhës 90 ditore në zonën Shengen nuk duhet të penalizohen pasi kjo është një situatë që nuk dihet se kur do mbarojë.

Këta qytetarë me të drejtë kërkojnë të kthehen një orë e më parë në Shqipëri pranë familjeve të tyre. Në kushtet kur kthimi në atdhe duket një mision i pamundur, është i nevojshëm informimi i tyre, qartësimi i procedurave dhe rrugëve që mundëson kthimin e tyre në atdhe në përputhje me praktikat ndërkombëtare për situata të tilla”, shkruan ish-ministri.

REAGIM I PLOTË

Të dashur bashkëatdhetarë, Jemi të gjithë sot në një situatë të paprecedentë sepse e tillë është vetë natyra e kësaj Pandemie që s’njeh kufij dhe që ka detyruar e po detyron një e nga një shtetet t’i mbyllin ato. Masat e ndërmarra janë të domosdoshme megjithëse kanë shkaktuar vështirësi në funksionimin e rrjedhës normale të jetës. Jeta, shëndeti dhe siguria e çdo qytetari ka përparësi absolute. Por besoj se krahas masave shtrënguese të pashmangshme, duhet të gjejmë edhe mjete e mënyra për të ndihmuar çdo bashkëatdhetar, aty ku janë mundësitë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E kam fjalën pikërisht për ato qindra qytetarë shqiptarë që kjo situatë i gjeti në befasi jashtë vendit. Dikë në udhëtim në kufijtë kohor të qëndrimit të lejuar brenda zonës Schengen, dikë për trajtim mjekësor e dikë tjetër për qëllime studimi. Këta qytetarë me të drejtë kërkojnë të kthehen një orë e më parë në Shqipëri pranë familjeve të tyre. Në kushtet kur kthimi në atdhe duket një mision i pamundur, është i nevojshëm informimi i tyre, qartësimi i procedurave dhe rrugëve që mundëson kthimin e tyre në atdhe në përputhje me praktikat ndërkombëtare për situata të tilla.

Po kështu, duhet kërkuar ndihma e Komisionit Europian dhe Vendeve Anëtare të BE-së që askush prej shetatasve shqiptar të mos penalizohet në rastet e tejkalimit të periudhës 90 ditore në zonën Schengen. Ne nuk mund të parashikojmë se sa do të zgjas kjo situatë. Por, duhet të evidentojmë rastet e bashkëatdhetarëve të mbetur jashtë Shqipërisë për shkak të kësaj situate dhe përmes bashkëpunimit ndërshtetëror të sigurojmë një kalim të sigurtë që mundëson kthimin e qytetarëve në atdhe. Me kurajë, ndërgjegjësim e solidaritet do ta kalojmë edhe këtë situatë!

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment