LIVE UPDATES
Editorial

Bursa, suksesi i radhës i Ministrisë së Qametit

14 Korrik 2020, 10:56 Nga DOSJA
Bursa, suksesi i radhës i Ministrisë së Qametit

Java e kaluar ishte e ngjeshur me ngjarje politike. Zëdhënësit e Qametit baltosen pa të drejtë projektin e rrugës Milot-Fier duke i hyrë në hak qeverisë që stërmundohet për të mirën dhe interesin publik.

Dëgjova me vëmendje sqarimin e ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku nga foltorja e Parlamentit. Nga argumentet që ajo shtroi kuptova se në Ministrinë e Infrastrukturës këto 18 muaj është bërë me shumë punë se sa kanë bërë të gjitha qeveritë e tjera së bashku që nga koha e Ismail Qemalit.

Kuptova gjithashtu se projekti i rrugës Milot-Fier është një sukses i paprecedentë, ashtu si Unaza e Tiranës, bypassi i Vlorës, Thumanë-Kashar, Rrogozhinë-Qafë e Koshovicës, tuneli i Llogorasë, hidrocentrali i Sakavicës dhe çdo vizatim tjetër 3D me targën e Rilindjes. Argumentet ishin aq bindës saqë gati, gati edhe vetë u ndjeva në faj që kisha dyshuar në punën dhe qëllimin e mirë të qeverisë.

Por pikërisht ne atë moment m’u kujtua diçka tjetër. Ditën qe ministrja e Infrastrukturës merrej me zëdhënësat e Qametit, ministria e saj po i linte peshqesh shqiptarëve një tjetër Qamet; rrënimin përfundimtar të tregut të energjisë.

Në 29 qershor Ministria e Energjisë, hapi ofertat e tenderit për përzgjedhjen e aksionareve për Bursën Shqiptare te Energjisë. Tenderi ishte një dështim total dhe oferta e vetme qe u paraqit ishte ajo e KOST-it, operatorit kosovar të transmetimit. Por përtej dështimit te Bursës, surpriza më e hidhur ishte largimi përfundimtar i gjigantit norvegjez Nord Pol nga Shqipëria. Edhe kjo një arritje tjetër e paprecedentë që nga koha e qeverisë së Ismail Qemalit.

Dështimi i Bursës është gozhda e fundit në arkivolin e sistemit energjetik të vendit. Një mall që nuk ka treg, nuk tregtohet. Ose tregtohet me çmime abuzive.

Mijëra biznese që kanë dalë apo do të dalin nga furnizimi shtetëror me energji, do të jenë skllevër të kontratave dypalëshe dhe asnjëherë nuk do ta kenë të sigurtë furnizimin me energji ose në rastin më të mirë do ta blejnë shtrenjte atë. Investimet e pakta të mëdha dhe serioze në vend si hidrocentrali i Banjës dhe Moglica te realizuara nga gjiganti norvegjez Statkraft, do të mbeten peng duke dhënë sinjale negative tek investitorët e ardhshëm potenciale. E gjitha kjo për shkak te paaftësisë se qeverisë shqiptare për të krijuar bursën ose mungesës së dëshirës për të hequr dore nga tenderët e energjisë.

Me gjasa dështimi i bursës kërkon shpikjen e sabotatoreve të rinj ose zëdhënësva të tjerë të qametit. Në vitin 2015, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që nisi krijimin e Bursës së Energjisë. Por sot është zyrtarisht i vetmi vend pa bursë në Ballkan. I njëjti Nord Pool që u largua nga Shqipëria, sapo ka përfunduar me sukses ngritjen e bursës në Malin e Zi. Maqedonia po ashtu është në fazën finale të krijimit të platformës së tregtimit të energjisë.

Bursa ishte mundësia më e mirë për liberalizimin e tregut të energjisë në vend. Një treg i liberalizuar sjell likuiditet për sektorin, por edhe çmime më të ulëta për konsumatorët. Por bursa dështoi, ndërsa sektori energjetik vazhdon rrënimin e pandalshëm financiar. E gjitha kjo vetëm që qeveria më e mirë që nga koha e Ismail Qemalit të mos privohej nga tenderët e energjisë.

Marrë nga Facebook

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial klodian tomorri rruga milot-fier klodian tomorri rruga milot-fier

Sondazh

Poll
Editorial 9 Korrik 2020, 11:51

Tregtarë të rëndomtë flamujsh

Një debat që duhet të ishte sa kulturor po aq edhe historik, ai se dy shkrimtarë të njohur shqiptarë kanë bashkëpunuar me shërbimet e huaja sekrete dhe janë pag...

Editorial 8 Korrik 2020, 09:29

Një vjeshtë e rëndë përpara

1.Kosovën e pret një vjeshtë e vështirë, në kohë paqeje ndoshta më e vështira. Nëse vazhdojnë zhvillimet e kësaj vere, atëherë vendi do të hyjë në vjeshtë me nj...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni