LIVE UPDATES
Ekonomi

Burri s’i tregoi që kishte Sida, infektoi gruan dhe 3 djemtë, rrëfimi prekës i gruas: Ai ndërroi jetë, s’mendova një

9 Dhjetor 2019, 15:40 Nga DOSJA
Burri s’i tregoi që kishte Sida, infektoi gruan dhe 3 djemtë,

“Historia ime” në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme një rrëfim të guximshëm, të një gruaje po aq të guximshme. Olimbi Hoxhaj është drejtore e shoqatës së personave të prekur me virusin HIV/AIDS, e cila është themeluar në vitin 2004. Pikërisht një vit pasi Olimbia zbuloi se ishte prekur edhe vetë nga virusi vdekjeprurës.  

Ajo e mësoi këtë fakt, vetëm pak ditë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, i cili asnjëherë nuk  i kishte treguar se ishte i prekur nga virusi. Olimbia është nënë e 4 fëmijëve, 3 djemtë e saj janë mbartës të këtij virusi, ndërsa vajza nuk është e prekur nga HIV/AIDS.

Jeta e Olimbisë dhe e fëmijëve të saj ka qenë tepër e vështirë, jo vetëm për të jetuar me këtë sëmundje, por edhe për t’u përballur me refuzimin e njerëzve.

Megjithatë, ajo ia ka dalë dhe ka themeluar shoqatën, që edhe sot vijon dhe e drejton me mjaft përkushtim.

Olimbi: Im shoq ndërroi jetë dhe në atë moment, unë e gjeta veten të rrethuar vetëm nga fëmijët e mi sepse isha totalisht e braktisur nga të gjithë.

Mirela Milori: Pse?

Olimbi: Sepse është frika…

Mirela Milori: Pra bashkëshorti juaj ndërroi jetë sepse ishte i prekur nga virusi Hiv?

Olimbi: Po po!

Mirela Milori: Ju e dinit?

Olimbi: Jo absolutisht, unë e kam marrë vesh mbasi kishte ndërruar jetë…

Mirela Milori: Ai nuk e kishte ndarë me ju? E mori me vete këtë sekret pa ju a thënë?

Olimbi: Po, dhe ishte ambienti, shoqëria që e orientoi drejt fatalitetit sepse për shkak të pozicionit të punës, gjithë kolegët, të afërmit, miqtë e morën vesh dhe filuan ato reagimet ndaj diçkaje të panjohur, që të çon drejt frikës, largimit, izolimit. Dhe ndoshta kjo ndikoi, që ai mori atë veprim drastik. Që aq më tepër të nxitur dhe nga sistemi sepse sitemi ishte i papërgatitur. Para vitit 2004, kushdo që diagnostikohej me HIV ishte i destinuar të vdiste. Pra e vetmja gjë që të ofronte sistemi shëndetësor ishte një test diagnostik për HIV dhe një krevat në spitalin infektiv ku kaloje javën e fundit, i braktisur totalisht nga familjarët dhe të afërmit..

Mirela Milori: Çfarë ndodhi me ty kur kuptove që kishe virusin?

Olimbi: Unë e kam treguar shpesh, se historia ime është treguar dhe ritreguar në media se u bë publike për faktin se ishte personi i parë që doli dhe foli hapur për një kauzë të tillë. Mbaj mend fjal֝ët e tim eti që më tha: Kapiteni i mirë njihet në furtunë. Dhe kjo ishte shprehja që ma përsësiste shpesh, mbasi mbyllte telefonin. Çdo natë që ta shikosh prindin të qajë është e dhimbshme, sidomos për një fëmijë. Sepse gjithmonë prindin duhet ta shohësh si një mbështetje, shtyllë, por ishte vetë momenti i atillë. Por gjithsesi kisha mjaftueshëm forca për t’ia dalë, sepse të qënit nënë është jo vetëm kënaqësi, por edhe përgjegjësi mjaft e madhe. Aq më tepër kur je një nënë që duhet të kesh brenda vetes të dy rolet, pra të jesh edhe baba edhe nënë për fëmijët e tu.

Mirela Milori: Ti kishe 4 fëmijë, 3 prej të cilëve janë me virus? Çfarë ndodhi kur bëre analizat e para dhe kuptove që fëmijët e t’u ishin mbartës të virusit?

Olimbi: Ajo është një moment shumë tragjik. Mbaj mend vetëm një moment të vështirë, që nga momenti që u testuan deri në momentin e marrjes së përgjigjeve kaluan dy javë, sepse askush nuk e merrte përsipër që të jepte rezultatin e testit. Ka qenë moment i vështirë për të gjithë ata që ishin të përfshirë aty, pastaj për mua ishte dramë. Me ato njohuri që kisha mendova që mbas dy vjetësh, familja do shuhej dhe do jetonte vetëm një antar i familjes, vetëm vajza.

Mirela Milori: Vajza është e paprekur?

Olimbi: Po sepse ka lindur para se të ndodhte infektimi përmes tranfuzionit të gjakut në spital.

Mirela Milori: Pra bashkëshorti juaj e ka marrë nga tranfuzioni i gjakut në spital?

Olimbi: Po në vitin ’93.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi kur e more vesh?

Olimbi: Reagimi i parë ishte shokues dhe i dhimbshëm. Pastaj gjërat morën tjetër drejtim, se fillova të merrja informacion, të kërkoja mjekimin që ekzistonte në atë kohë jo në Shqipëri. Arrita ta siguroja, i bleva me një çmim të papërballueshëm për dikë. Sepse vetëm për një nga fëmijët kushtonte 2400 Euro në muaj, një dozë mujore, ndërkohë që ishte mjekim që po të fillonte do vazhdonte tërë jetën. Shpenzova gjithë kursimet e familjes, pata mbështetjen nga miqtë dhe dashamirësit, pastaj hymë në sistemin shtetëror.

Dy djemtë e saj më të vegjël ishin vetëm dy vjeç, ndërsa djali i madh 8 vjeç, në momentin kur u zbulua se ata ishin bartës të virusit. Olimbia tregon se ka qenë e vështirë sepse ajo dhe fëmijët e saj u përjashtuan në gjithçka.

Përjashtimi ishte në të gjitha, ishe një person i monitoruar 24 orë. Ne e kemi në gen ose në qasje në Shqipëri që ne më shumë interesohemi dhe merremi me çështjet e të tjerëve, se me çështjet personale. Por mua në atë kohë nuk më interesonte çfarë të tjerët mendonin për mua, më interesonte se çfarë mendoja unë dhe çfarë bëja unë për veten dhe fëmijët e mi”.

Problemet vijojnë me fëmijët në çerdhe dhe kopshte, sepse prindërit e fëmijëve të tjerë ishin kundërshtues.

Unë në sytë e prindërve të tjerë isha një kriminele, që i kisha sjellë fëmijët e mi që të infektoja ose vrisja fëmijët e tyre. Kjo ishte qasja e parë e mentalitetit të komunitetit. Në vitin 2004, unë fillova të punoja si institucion sepse e pashë që si individ ishte shumë e vështirë të përballesha me zyrat e shtetit dhe si institucion kishte tjetër qasje”.

Olimbia tregon se me shumë punë, mund, sakrifica dhe durim arritën të ecnin përpara. Vajza është 29 vjeç, njëri prej djemve 24 vjeç, ndërsa binjakët e saj sot janë 18 vjeç dhe janë në Universitet. Madje njëri prej tyre do bëhet mjek. /tvklan.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale hiv-aids olimbi hoxhaj hiv-aids olimbi hoxhaj

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni