Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Burri shqiptar i vuri thikën në fyt, 49-vjeçarja merr nismën e veçantë pas jehonës së kërcënimit
30 Mars 2019, 16:36Nga DOSJA
ANGLI- Një 49-vjeçare, e cila ka vuajtur dhunën nga partneri i saj shqiptar ka ndërmarrë një nismë mjaft të veçantë. Chrysoulla Michaels nga Anglia, ka nisur një fushatë për të mbrojtur anonimitetin e viktimave të dhunës.
Michaels u dhunua dhe u kërcënua nga partneri i saj shqiptar Ardian Rragami, i cili i vuri thikën në fyt. Gjithçka ndodhi në banesën e tyre në Essex dhe skena u filmua nga mbesa e tij, duke bërë më pas xhiron e të gjitha portaleve ndërkombëtare.(Lexo këtu)
Emri i të dhunuarës nga Anglia doli në faqet e të gjitha medieve ndërkombëtare, dhe e gjitha kjo ndodhi për shkak të kaluarës kriminale që kishte shqiptari, i cili qëndronte ilegalisht në Angli.
Pak javë pas bërjes publike të këtij lajmi, shqiptar Ardian Rragami u deportua drejt Shqipërisë.
“Unë doja thjesht të mbroja fëmijë tim, se ne jetojmë në një qytet të vogël. Isha e shqetësuar për fëmijët e mi, që ata kanë jetuar në këtë shtëpi dhe kanë parë babanë e tyre të bëjë këto gjëra, por duke qënë se kjo u përhap në të gjitha gazetat, kjo i kaloi caqet, kaloi në një nivel të ri.
Unë do të doja t’i mbroja sa më shumë të mundja, kështu që nuk do të doja që emri im të publikohej, ishte shumë shqetësuese. Mirëpo tani emri im është kudo dhe unë kam ndërmend që ta fsheh (nga publiciteti në media).,”- është shprehur 49-vjeçarja.
Michaels po punon me një avokat për një amendament në Ligjin për Abuzimin në Familje, me shpresë se anonimititeti do të inkurajojë dhe viktima të tjera që ta çojnë përpara fushatën.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës teksa udhëtonte bashkë me një tjetër person në rrugën drejt aeroportit të Rinasit. Sipas...
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar sot se i dyshuari kryesor për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2018, ësht...
VLORA– Një zjarr i madh ka rënë në një zonë pranë qytetit të Vlorës që njihet si Peshkpi. Problemi është që zona e Selenicës, nuk ka zjarrfikëse por vetëm një m...
SHKODËR- Vazhdon zinxhiri i vrasjeve mafioze në Shkodër. Mëngjesin e kësaj të shtune janë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi, dy vëllezërit Astrit dhe Br...
TIRANË– Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike, të cilat i merrnin në qytetin e Laçit dhe i shis...
GJIROKASTËR– Një sasi prej 50 kg kanabis është sekuestruar në Gjirokastër dhe një 29-vjeçar ka përfunduar në pranga. Sipas njoftimit zyrtar nga poli...
ITALI– Katër italianët e arrestuar kanë kërkuar pafajësi dhe lirinë e tyre përpara Gjykatës së Apelit. Ata akuzohen të kenë vrarë dhe murosur shqiptarin A...
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar situatën politike në qytetin e Shkodrës pas vrasjes së dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali. Në st...
TIRANË- Replika të ashpra mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe gazetarit investigativ Artan Hoxha. Në një status në Facebook, Berisha tha se vrasja e dy ...
SHKODËR- Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar për vrajsen e dy vëllezërve, Astrit dhe Ibrahim Bilali. Në një reagim për mediat Ademi ...