Bota

Ishte në momentet e fundit të jetës për shkak të Covid-19/ Burri nga Florida shpëton falë ilaçit kundër malaries që pak ditë më parë e rekomadoi presidenti Trump

52 vjeçari, gjatë kohës që ishte infektuar kishte pasur dhimbje koke, kollë , dhimbje shpine dhe ndihej shumë i lodhur.
Featured image of article: Ishte në momentet e fundit të jetës për shkak të Covid-19/ Burri nga Florida shpëton falë ilaçit kundër malaries që pak ditë më parë e rekomadoi presidenti Trump Giardinieri
Përditësuar:

FLORIDA-Një burrë nga Florida me emrin Giardinier, i cili ishte infektuar nga koronavirusi është shprehur se tashmë është shëruar falë ilaçit kundër malaries që tha presidenti i Amerikës Donald Trump pak ditë më parë.

52 vjeçari, gjatë kohës që ishte infektuar kishte pasur dhimbje koke, kollë , dhimbje shpine dhe ndihej shumë i lodhur.

Për më tepër se një javë ai kishte qenë në gjendje të rëndë , ndërkohë mjekët nuk i kishin dhënë më shpresa për jetë, dhe madje ky i fundit i kishte dhënë lamtumirën gruas dhe tre fëmijëve të tij.

“Unë isha në atë pikë ku mezi po flisja dhe frymëmarrja ishte shumë sfiduese. Unë me të vërtetë mendova se fundi im ishte atje”.- tha 52 vjeçari

Mirëpo fatmirësisht një miku i tij, i kishte rekomanduar ilaçin kundër malaries. Ndërkohë mjekët hezitonin që ta aplikonin, pasi nuk ishte provuar më parë, por pas shumë insistimeve të Giardinierit, mjeku është pajtuar dhe kishte autorizuar infermierët për të ia kanë dhënë atij.

 “Ai më dha të gjitha arsyet pse unë nuk do të duhej ta provoja sepse nuk ka prova, nuk ka prova, nuk ishte diçka që u aprovua”,– tha Giardinieri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dhe vetëm pas një ore ilaçi, ka dhënë rezultat  dhe gjendja e tij është përmirësuar. Giardinieri tha se, ndjeu sikur zemra e tij po rrihte nga gjoksi dhe rreth dy orë më vonë, ai mund të merrte frymë lirisht.

Po ashtu ai tha se ju mori  dhe disa ilaçe të tjera dhe se kur u zgjua rreth orës 4:45 të mëngjesit, ishte “sikur asgjë të mos kishte ndodhur kurrë”. Që atëherë ai nuk kishte ethe dhe dhimbje dhe mund të marrë frymë përsëri.

Ndërkohë presidenti Donald Trump këtë rast e ka postuar edhe në rrjetin social Tëiiter.

Giardinieri, ishte nënkryetari i një kompanie që prodhon pajisje gatimi për restorante të niveleve të larta në Los Angeles.

Burimi:NewYorkPost

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment