Politike

Burri në Bruksel, Linda Rama ia “mbath” në Londër, gruaja e Kryeministrit me detyrë të rëndësishme

  • Rama në Bruksel, takohet me presidentin e KE, Juncker: Zgjedhjet të mbahen më 30 qershor
  • Linda Rama, gruaja e kryeministrit ka marrë një detyrë të re të rëndësishme. Ajo do të jetë folësja kryesore në Samitin Global të Gruas në Londër, që zhvillohet në datat 13-14 korrik.
    Featured image of article: Burri në Bruksel, Linda Rama ia “mbath” në Londër, gruaja e Kryeministrit me detyrë të rëndësishme Linda Rama dhe kryeministri Edi Rama

    Tiranë-Kryeministri Edi Rama që prej ditës së djeshme ndodhet në Bruksel ku aty po zhvillon një sërë takimesh për ngërçin politik në vend. Por pasi Edi Rama ka shkuar në Bruksel dhe gruaja e tij Linda Rama nuk do të qëndrojë në Shqipëri.

    Mësohet se Linda Rama ka marrë një detyrë të re dhe do të udhëtojë drejt Londrës. Ajo do të jetë folësja kryesore në Samitin Global të Gruas në Londër, që zhvillohet në datat 13-14 korrik.

    Ky lajm është dhënë nga kryetarja e kësaj shoqate, Mirela Sula. “Është zyrtare, Linda Rama, gruaja e kryeministrit të Shqipërisë do të jetë folësja jonë kryesore në Samitin Global të Gruas në Londër – Bashkohu me ne në 13-14 korrik”, shkruan Sula.

    J.V/Dosja.al 

    Shto Koment