Aktualitet

Burri largohet nga shtëpia, gruaja rrëfen historinë: Nuk i dhashë lekë të blinte rrjetë për të kapur zogjtë (VD)

Bashkëshorti për shkak të shëndetit jo të mirë nuk mund të punojë dhe ajo që sjell të ardhura në familje është Brunilda.
Featured image of article: Burri largohet nga shtëpia, gruaja rrëfen historinë: Nuk i dhashë lekë të blinte rrjetë për të kapur zogjtë (VD) Brunilda Neziri

TIRANË– 35-vjeçarja, Brunilda Neziri rrëfeu ditën e sotme në programin “Historia ime”, në Tv Klan vështirësitë ekonomike në familjen e saj. Prej 14 vjetësh ajo është e martuar dhe ka 4 fëmijë. Bashkëshorti për shkak të shëndetit jo të mirë nuk mund të punojë dhe ajo që sjell të ardhura në familje është Brunilda.

Por situata e vështirë ekonomike është bërë shkak që bashkëshorti të braktisë familjen dhe të iki nga shtëpia.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi se ka muaj që bashkëshorti juaj është larguar nga banesa.

Brunilda Neziri: Atij i ngeli hatri.

Mirela Milori: Si filloi e gjitha?

Brunilda Neziri: E gjitha filloi nga rroga ime.

Mirela Milori: Pra ishte dita që more rrogën.

Brunilda Neziri: Po ditën që mora rrogën. Më tha sa lekë ke marrë? 258 mijë lekë, i thashë kam marrë. Mirë tha, 50 po i çojmë tek banka. Unë i kisha marrë 20 mijë lekë zonjës së shtëpisë për bukë, se nuk kisha dhe i thashë po i japim dhe 150 mijë lekë, ndërsa për dritat thashë kismet. Ai tha dua të marr një rrjetë për të kapur zogjtë. Se me ashtu merrej me zogj, kapte zogj që i shistë ditën e shtunë. I thashë nuk kam, vetëm 20 mijë lekë do ngelen, sepse kam dhe borxhe të tjera për të larë, për rrobat e çunit që kam marrë. Atij i mbeti hatri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mirela Milori: U zutë pak?

Brunilda Neziri: Jo nuk bëmë llafe në ato momente. Kur të nesërmen, vjen ai në darkë ngrihem që t’i jap bukë dhe nuk hëngri dhe më tha nuk kam nevojë për lekët e tua. Pse i thashë? Nuk do të jetosh me ne? Si është kjo? Jo nuk dua të ha lekun tënd- më tha. Ditën e shtunë unë shkova tek njerëzit e mi, të dielën kur kthehem, ky nuk erdhi në shtëpi atë natë. Kam ndenjur deri në orën 1 e 30 duke e pritur dhe nuk erdhi.

Mirela Milori: Nuk u kthye në shtëpi atë natë?

Brunilda Neziri: Nuk u kthye në shtëpi. Kishte ardhur të nesërmen në mëngjes edhe pyes fëmijët. A erdhi babi? Po thanë është tek lokali, po rri atje. Mirë i thashë po erdhi babi thoji që të pret mami mbasdite, të më presë në shtëpi. I kishte thënë çuni i madh. Mirë i kishte thënë ai, do vij sa të takoj një shok. Erdhi ai. Hë çfarë ke-më tha? I thashë si e ke vendosur ti? Të jetosh me familjen apo…? Jo tha, unë do iki dhe do të lë dhe ty rehat. E sigurt është kjo i thashë? Po tha. Mirë nëse e ke vendosur, bëj çfarë të duash, por nuk e ke mirë kështu.

Mirela Milori: Edhe iku?

Brunilda Neziri: Po më iku. Mori rrobat dhe iku.

Mirela Milori: Ke folur me më të, jeni takuar?

Brunilda Neziri: Më erdhi një ditë në shtëpi, po unë nga nervat, nga acarimet që kisha, e mora e përzura. I thashë çfarë kërkon? Tha erdha të takoj kalamajtë. I thashë kalamajtë nëse do, takoji jashtë. Unë nuk të ndaloj nga fëmijët se je babai i tyre, por këtu brenda nuk ke punë. Ai iku dhe as me kalamajtë nuk foli.

(Marrë nga Tvklan.al)

Shto Koment