Sociale

Burri iu dhunua në burgun ku shërbeu dhe nuk merr ndihmën mjekësore/Entela Noka: Mua më intereson shëndeti i bashkëshortit tim, vetëm këtë dua

Entela Noka u ankua në emisionin Fiks Fare se bashkëshortit të saj i cili po vuan dënimin në burgun e Shënkollit po i bëhet padrejtësi. Sipas saj ai është përfshirë në një incident me disa të burgosur, dhe pas sherrit të shoqit nuk i është dhënë shërbimi mjekësor.
Featured image of article: Burri iu dhunua në burgun ku shërbeu dhe nuk merr ndihmën mjekësore/Entela Noka: Mua më intereson shëndeti i bashkëshortit tim, vetëm këtë dua i burgosuri

LEZHË- Entela Noka u ankua në emisionin Fiks Fare se bashkëshortit të saj i cili po vuan dënimin në burgun e Shënkollit po i bëhet padrejtësi.

Sipas saj ai është përfshirë në një incident me disa të burgosur , dhe pas sherrit të shoqit nuk i është dhënë shërbimi mjekësor.

Ajo tregon se i shoqi ka shërbyer aty më parë, ka qenë komandant i grupeve të shoqërimit të burgosurve dhe duhet të kishte një mbrojtje nga shteti. Ajo thotë jam e shqetësuar për gjendjen e bashkëshortit, ndaj kërkon ndihmën e Fiksit që ai të shkojë të marrë një shërbim të specializuar. “Mua më intereson shëndeti i bashkëshortit tim, vetëm këtë dua, pasi ai çdo ditë që flas me të vetëm më ankohet” tregon Entela.

Ndërkohë vetë i burgosuri ka treguar për gazetarët e Fiksit të gjithë ngjarjen e ndodhur.

Noka thotë se “i kam kërkuar shtetit të jem i mbrojtur, por nuk e kanë bërë . Ai tregon se është goditur në kokë dhe nuk është vizituar siç duhet. “Mjeku i burgut më ka parë pas 4 ditësh, pasi është shfajësuar se nuk e ka lejuar drejtori të më vizitojë”- tregon Noka.

Po ashtu ai thotë se në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë nuk është kontrolluar siç duhet thjeshtë një mjeke e ka vizituar me dorë. Ai thotë se është personi me të cilin është konfliktuar brenda në burg është një prej personave që ai ka shoqëruar kur ka shërbyer si komandat i grupeve të shoqërimit të burgosurve.

“Njërin prej personave që kishim konfliktin e kam shoqëruar kur kam qenë në punë, ai është Ilir Bajri” -thotë Bardhoku.
Gazetarët kërkuan një përgjigje zyrtare në IEVP Lezhë,por drejtori refuzoi të përgjigjej me arsyetimin se nuk kishte problem për të diskutuar me Fiksin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë vajtja e gazetarëve shërbeu që i burgosuri të rinisej në spitalin e Lezhës, e ky i fundit ta niste për një shërbim më të specializuar në Tiranë.

Por përveç këtyre Fiksi solli me zë dhe figurë dëshmi kontradiktore të mjekëve. Mjekja e urgjencës që e priti pacientin në 28 prill, u tregon familjarëve se pacienti nuk kishte asgjë, ndërkohë mjeku otorinolaringolog tregon se pacienti atë ditë ka patur kockën e hundës të plasur.

Ndërkohë mjeku që e priti ditën e 10 pas incidentit e nisi për shërbim të specializuar në Tiran drejt spitalit të Traumës.

Kamerat e Fiksit sollën takimin e të dënuarit me bashkëshorten në ambjente të spitalin në prezencë të policisë, një gjë kategorikisht e ndaluar nga ligji.

Marrë nga Top Chanel

(f.i/dosja.al)

Shto Koment