Sport

Kategoria e Parë: Burreli kap kreun mes tensionit, nuk falin Egnatia dhe Lushnja

Pas ndeshjeve të sotme në grupin A, Burreli me 31 pikë kryeson renditjen, ndërkohë që Dinamo me 29 pikë, nesër do të përballet me Besëlidhjen në Lezhë.
Featured image of article: Kategoria e Parë: Burreli kap kreun mes tensionit, nuk falin Egnatia dhe Lushnja
Përditësuar:

TIRANE – Janë katër takime të javës së 16-të në të dy grupet e kampionatit të Kategorisë së Parë. Tensioni nuk ka munguar në ndeshjen midis Burrelit dhe Erzenit, ku matjanët fituan me rezultatin 1-0, pas golit të shënuar nga Danaj në minutën e 87-të të ndeshjes.

Këtu shijakasit kanë protestuar për golin e pësuar dhe në fushë ka shpërthyer konflikti, ku u desh ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar situatën. Trajneri i Erzenit, Dorian Bubeqi, është konfrontuar me  Policisë Bashkiake, ndërkohë që nuk kanë munguan as kartonët e kuq në fushë për Hasën dhe Troplinin.

Ndeshja tjetër në grupin A, ishte ajo që u zhvillua midis edhe Partizani B dhe vlonjatëve të Orikut, që u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0. Pas ndeshjeve të sotme, Burreli me 31 pikë kryeson renditjen, ndërkohë që Dinamo me 29 pikë, nesër do të përballet me Besëlidhjen në Lezhë.

Ndërkohë në grupin B, skuadra e Egnatias që kryeson grupin B me 31 pikë, ka mundur rivalët e Besës me rezultatin 3-1 dhe afrohet edhe më shumë me Superioren. Gjithashtu edhe Lushnja triumfoi ditën e sotme, teksa fitoi 1-0 kundër Flamurtarit, ku goli i Haxhiut vendosi fatet e kësaj ndeshjeje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ja përfundimet teknike të katër ndeshjeve të javës së 16-të në Kategorinë e Parë

GRUPI A
Burreli-Erzeni 1-0 (Danaj 87’)
Partizani B-Oriku 0-0

GRUPI B
Lushnja-Flamurtari 1-0 (Haxhiu 62’)
Egnatia-Besa 3-1 (Shtubina 14’(p), Eller 72’, Magani / Kaina18’ (p)

B.T (Dosja.al)

Shto Koment