Aktualitet

Burrë dhe grua u goditën me karrige në Maliq! Çifti: Na dhunuan djemtë e kryeplakut, nuk lejuan nënën të votonte

VIDEO
  • Incident në Korçë gjatë votimit! Burrë dhe grua goditen me karrige nga vëzhguesi i PD-së, nisen drejt spitalit (EMRAT)
  • Duke folur për mediat, i dhunuari tha se e gjitha ndodhi për shkak se anëtarët e Qendrës së votimit nuk kanë lejuar nënën e tij të votojë.
    Featured image of article: Burrë dhe grua u goditën me karrige në Maliq! Çifti: Na dhunuan djemtë e kryeplakut, nuk lejuan nënën të votonte Qytetaret e dhunuar

    KORÇË– Burrë dhe grua janë dhunuar ditën e sotme në qendrën e votimi në fshatin Vashmi të bashkisë së Maliqit. Ata janë dhunuar me karrige dhe sende të forta në kokë duke shkaktuar gjakosjen e çiftit të bashkëshortëve.

    Duke folur për mediat, i dhunuari tha se e gjitha ndodhi për shkak se anëtarët e Qendrës së votimit nuk kanë lejuar nënën e tij të votojë.


     ‘Ata të qendrës na dhunuan, arsyeja për nënën do votonte nëna e nuk e lejuan në moment e shtynë plakun e goditën edhe mua, autorët janë djemtë e kryeplakut. Me karrige me sende të forta.’- tha burri i dhunuar.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Procesi i votimit has probleme! Dështon identifikimi biometrik në mbi 100 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë, mungojnë komisionerët! (INCIDENTET)

    (a.b)/dosja.al

    Shto Koment