LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkodër, 4 burra në luftë me burracakët!

7 Shkurt 2020, 14:19 Nga DOSJA
Shkodër, 4 burra në luftë me burracakët!

SHKODËR- Kur Gjoni hyri në derën e Zyrës për Djem dhe Burra (ZDB), nuk arrija ti besoja syve. I gjatë, i bukur dhe jo më shumë se 25 vjeç, ky djalë/burrë është tashmë i divorcuar me një fëmijë dhe mbi të gjitha me damkën e një dhunuesi. Ndërsa psikologu Endrit Uligaj, koordinator i kësaj zyre, (pjesë e organizatës “Gruaja tek gruaja”) më tregonte historinë, i thashë se doja ta njihja nga afër dhe të flisja me Gjonin. Moshatarët e tij në Tiranë, jo vetëm që nuk mendojnë të krijojnë familje por duan akoma tu bëjë shërbim mami. E megjithatë konteksti është përcaktues dhe Gjoni vjen nga rrethinat e largëta të Shkodrës ku mentaliteti nuk mund të lejojë 2 të rinj të rrijnë për shumë kohë të dashuruar pa presionin e familjeve.

“U njohëm në gjimnaz e pas 7-8 muajsh u fejuam e martuam. Ne thjesht donim të rrinim bashkë, kjo ishte e vetmja mënyrë”-më thotë duke ulur sytë. Shumë shpejt e dashura, iu bë grua dhe menjëherë nëna e fëmijës së tyre. Çifti pati mosmarrëveshje që në fillimet e tyre dhe thuajse çdo diskutim kthehej në debat. Shkaku kryesor, siç tregon vetë Gjoni, ishte dëshira e gruas së tij të re që të iknin nga ajo shtëpi e të krijonin një të ardhme vetëm ata të 3 (bashkë me djalin). Por Gjoni këtë nuk mund ta toleronte, jo vetëm se s’mundet kurrësesi të lërë nënën e babain, por mbi të gjitha sepse ai është “Burrë”.

“Ne kështu jemi rrit, burri vjen i pari, duhet me ju dëgju fjala”.

Shumë shpejt debatet nisën të degradojnë në dhunë dhe pas disa episodeve, e shoqja vendosi të mos durojë më dhe të largohet nga shtëpia. Ishte pikërisht ky momenti kur Gjoni e humbi toruan sepse “Ajo”, gruaja, kishte guxuar ta kundërshtonte fjalën e tij e mbi të gjitha, ta braktiste. Gjithw zemwrim, ai shkoi te shtëpia e prindërve të gruas dhe tentoi të marrë mbrapsht “atë që I takonte”. Por ajo refuzoi dhe Gjoni kapërceu çdo limit duke ushtruar dhunë si asnjëherë më parë.

“Isha ba si me fiksime, sikur të gjithë më shihnin mu. Isha i mbushur me mllef”. Sot më vjen turp. Si e çova veten deri aty”.

Vetëm sot, pasi kanë kaluar gati 2 vjet, ai ka gjetur forcën jo thjesht për të treguar për dhunën dhe vuajtjen që I shkaktoi ish bashkëshortes por mbi të gjitha për të reflektuar mbi përgjegjësinë e tij. Por për këtë janë dashur muaj të tërë pune nga psikologu i tij, Fatjon Taipi i cili është pjesë e Zyrës për Djem dhe Burra, shërbim ky që ofrohet nga shoqata “Gruaja te Gruaja” që prej vitit 2014 në Shkodër.

“4-5 seancat e para kemi folur për gjithçka, vetëm për dhunën s’kemi folur. Ai e dinte shumë mirë se për çfarë kishte ardhur, edhe unë e dija por ishte shumë rezistent”.-thotë Fatjoni. Ai është i kënaqur me ecurinë e Gjonit pas 12 seancave që ka realizuar dhe beson fort se nuk do të ushtrojë më dhunë nëse nesër do të krijojë një marrëdhënie të re. Por s’mund ta thotë me siguri të plotë, sepse Gjoni është produkt i dhunës dhe një sjellje të mësuar nga sistemi patriarkal ku është rritur.

“Ka patur dhe shumë dhunë madje në familjen e tij edhe pse ai e kishte të vështirë ta pranonte. Edhe nana kur merrej me bashkëshorten e tij i thoshte: Hë se dhe mua më ka rrahur burri por tani nuk më rreh më. Për tja bërë sa më normale situatën. Bazuar në progresin që ka arrit, besoj që s’ka me ushtru dhunë nëse krijon një marrëdhënie tjetër por nuk jam 100 % i sigurt.”-thotë Fatjoni.

Dhuna si pjesë “normale” e jetës

Por Gjoni është vetëm një nga qindra në të gjithë qarkun Shkodër që kjo zyrë e vogël në qytet përpiqet ta rehabilitojë. Janë pikërisht burra si Fatjoni, Endriti e 2 djem të tjerë që japin këtu çdo ditë jo thjesht ndihmë psikologjike por një copëz nga jeta e tyre për ti ndihmuar këta dhunues të heqin dorë nga të ushtruarit e dhunës, që fatkqësisht është një fenomen i pranuar nga shoqëria.

“Shumë prej dhunuesve e shohin respektin apo barazinë gjinore si humbje të burrnisë. Nqs, gruaja është e lodhur dhe po gatuan, nëse ti shkon ta ndihmosh po humbet prej burrnisë. Është aq e përhapur dhuna saqë edhe një profesoreshë me tituj shkencorë e pranon dhunën. Pra kaq i thellë është ky fenomen saqë ato raste që raportohen janë ato kur dhuna ka qënë aq ekstreme saqë është dasht me ba diçka për me shpëtu jetën e viktimës”-thotë Fatjoni.

E megjithatë raportimet e dhunës janë rritur. Vetëm vitin e kaluar janë dhënë mbi 300 urdhër mbrojtje të lëshuar nga gjykata e rrethit Shkodër dhe vetë Uligaj, thotë se numri sa vjen dhe rritet. Por, ka shumë më shumë raste që nuk raportohen, pikërisht nga fakti se për një pjesë të shoqërisë, një burrë që ushtron dhunë është thuajse normalitet.

Konviktet e djemve, “fabrika” të dhunuesve të ardhshëm

Por për Endritin, Fatjonin e 2 djemtë e tjerë që punojnë në “Zyrën për Djem e Burra” rreziku më i madh që i vjen shoqërisë është nga rrethi vicioz i dhunës, vazhdimësia brez pas brezi. Dhe këtë ata e shohin thuajse çdo ditë në punën e tyre me të rinjtë ku niveli i dhunës është mjaft i lartë. “Që vjet kemi nisur një formë të re këshillimi me djemtë e rinj për të menaxhuar agresivitetin. Interesi jonë është që të punojmë me të rinjtë, burrat dhe prindërit e ardhshëm por që kanë sjellje agresive me njëri tjetrin me shokët apo të dashurat.”

Pas pyetësorëve dhe intervistave individuale, djemtë e ZDB-së diskutojnë me këta të rinj për për tema të caktuara mbi sjelljen, emocionet dhe mënyrën e menaxhimit të agresivitetit. “Shohim që ka shumë nevojë sepse sidomos në ambjente ku djemtë vijnë nga zona të ndryshme, janë të detyruar të rrinë bashkë dhe krijohen përplasje. Janë ambjente ku haset tendenca për sjellje të dhunshme. Por ka probleme edhe me drogën, vjedhjet apo edhe shkelje të tjera, pra kriminalitet”-shpjegon Endriti.

Në Shkodër ka 4 konvikte me djem të shkollave profesionale dhe fetare. Aty gjen djem nga zona të ndryshme të vendit, me kultura e mendësi të ndryshme që u duhet të bashkëjetojnë me njëri tjetrin. Është pikërisht aty ku “formohet” karakteri i disa prej dhunuesve të ardhshëm dhe nevojitet ndërhyrja e psikologëve. “Niveli i dhunës është shumë i lartë. Është dëshpërues fakti që kur bëhet fjalë për dhunën në familje, që ka shkaktuar babai tek nëna nuk e pranojnë, por mënyra dhe sensi i mbrojtjes që kanë ndaj partneres kalon deri në posesivitet. Pra e mendojnë edhe e veprojnë, zihen e arrijnë në dhunë verbale dhe emocionale edhe për një foto apo një shëtitje”-shpjegon Fatjoni.

Sipas tij, ajo çka është më e frikshme është nuk bëhet fjalë për raste të izoluara çka duhet të na alarmojë të gjithëve por më së shumti institucionet. “Tek konviktet është tregues dominant kryesisht. Pothuajse të gjithë djemtë e kanë këtë mendësi”. Pavarësisht tablosë gri, puna e Zyrës për Djem dhe Burra ka rezultuar mjaft e suksesshme në këto 6 vjet. Ndaj nga 2 zyra të tilla (bashkë me Linjën e Këshillimit për Burra dhe Djem në Tiranë) që kanë funksionuar deri më tani, brenda këtij viti pritet të nisin punën dhe 3 të tjera, në Vlorë, Elbasan dhe Pogradec.

(Marrë nga Bitchmagazine)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet endrit uligaj zyra për djem dhe burra endrit uligaj zyra për djem dhe burra

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni