LIVE UPDATES
Politike

‘Burra këmbëlesh’/ Artan Lame ‘sulmon’ gazetarin dhe ish-ministrin: S’ dini të bëni tjetër në jetë veç të tir

11 Gusht 2021, 13:02 Nga DOSJA
‘Burra këmbëlesh’/ Artan Lame ‘sulmon’

TIRANË– Kreu i Kadastrës Artan Lame ka përmendur në një shkrim gazetarin Ylli Dylgjerin dhe Ylli Manjanin. Në këtë analizë të gjatë, Lame ironizon të gjitha komentet që i bëhen pas deklaratave të tij. Ai shkruan se njerëzit tashmë ushqehen vetëm me politikë e se ka persona (Ylli Dylgjeri dhe Manjani) që bëjnë analiza kodra pas bregut.

‘Mbi llafet e tyre kodra pas bregut, vazhdojne analizat të dy Yjet, Manjani dhe Dylgjeri nga plazhi i tretë dhe i katërt: bim bim bim. Pastaj Vasili karafili, përr përr përr, e s’mbaron filli i kësaj pune.’

‘Se ja, më thoni ju, a ka ndonjë që do flinte i qetë, duke pritur që tapinë e shtëpisë t’ia bëjë apo Yll Dylgjeri, apo ndonjë naiv që të thotë me vete që “ah që nuk po vjen në pushtet ai Petrit Vasili që të na legalizojë shtëpinë”!’- shkruan Lame.

Kreu i Kadastrës i quan burra këmbëlesh duke shtuar se nuk nuk ka thënë asgjë nga ato që thonë për të.

SHKRIMI I TIJ:

Në këtë vend njerëzia ushqehen vetëm me politikë. Hiqu ç’të duash, veç politikën jo. Hiqu bukën, pilafin, sushin, rrushin, qebapin apo tasqebapin, por politikën jo, pa të nuk e shtyjnë dot ditën. Një takëm politikarësh pastaj, që e kanë kuptuar mirë këtë, kujdesen t’u japin sa të munden nga ky ushqim që gatuhet lehtë po që s’të ngop barkun. Media, që s’ka ç’bën tjetër, edhe ajo i shkon pas fillit kësaj pune dhe ulet të shesë politikë edhe ku s’ka. Tani që të gjithë i ka zënë behari dhe janë lëshuar plazheve me këmbët lesh-mbuluar nxjerrë që t’u nxihen ndënë diell, është edhe më me rrezik që mileti të mbetet pa ushqimin e përditshëm të politikës dhe kjo është meraku më i madh i burrave hijerëndë e lesh-nxjerrë të politikës. Tani që jemi të ngeshëm, s’ka lajme për t’i tjerrë. Ndaj gazetat janë në gjueti të dëshpëruar për lajme, qoftë edhe një fije të vetme lajmi, për ta tjerrë e trashur pastaj si ç’ja dinë zamenë.

Edhe unë isha nisur t’i nxjerr këmbët e t’i nxij në diell, po dje u detyrova t’i vesh sërish pantallonat e gjata e të dal në televizor, për t’i dhënë miletit të Vunoit e të Dhërmiut lajmin e mirë që më në fund përfundoi procesi i regjistrimit të pronave në fshatrat e tyre dhe mund të aplikojnë për të marë tapitë e tokës, të bahçeve, të shtëpive të vjetra të ndërtuara në 300 vjet, e të shtëpive të reja të ndërtuara në këta 30 vjet. Eshtë një sfidë e jashtëzakonshme kjo punë, që askush – përfshirë edhe vetë hallexhinjtë – nuk e besonin dhe na shikonin si hajdutë deri ditën që marrin tapinë në dorë. Na shihnin si hajdutë, se kështu jua kanë bërë në të gjitha kohët, duke ju premtuar se do t’u japin tapitë dhe duke ju dhënë vetëm politikë. Ne bëmë tjetër punë, ju dhamë tapitë.

Mirëpo ky nuk është lajm që shet, se nuk ka politikë brenda. Kollaj ajo punë, ja gjejmë bidatin, politikën e fusim kollaj. Një gazetar më bën një pyetje koti për përgjimin e para 5 vjetëve; unë i kthej një përgjigje koti po për atë punë – se e kisha hallin te tapitë e sotme, jo tek çimkat e para 5 vjetëve – dhe gjithshka vajti në vend, fabrika e tjerrjes llafeve u vu në punë me rregjim të plotë.

Unë ndava tapitë në orën 11, thashë batutën për përgjimin në orën 12, mediat ja hodhën burrave lesh-nxjerrë e politikë-tjerrës në orën 13 dhe, që nga ai moment e dinë vetë ata zanatin. Topin e kapi opozita dhe filloi të tjerrë të njëjtën mesele pa Xhixhile. Gaz Bardhi nga plazhi i pare, bum bum bum më nj’anë. Pushon Bardhi, fillojnë portalet e opozitës: bam bam bam nga ana tjetër. Mbi llafet e tyre kodra pas bregut, vazhdojne analizat të dy Yjet, Manjani dhe Dylgjeri nga plazhi i tretë dhe i katërt: bim bim bim. Pastaj Vasili karafili, përr përr përr, e s’mbaron filli i kësaj pune.

Ore do thoni ju, po pse i shtrembëroj fjalët e tyre – se ata nuk kanë thënë bam e bum e bim, por fjalë e fjali të tjera. Aha, nuk e ha atë tekë unë, se sikur një gjysmë fjale të kthej, a të them, a të shpjegoj unë, do jetë thjesht tjerrja e radhës për burrat lesh-jashtë që të vazhdojnë: Lame i përgjigjet opozitës. Pastaj prapë: opozita i përgjigjet përgjigjes së Lames për përgjigjen e opozitës.

Dhe unë i ziu që nuk hapja gojë e nuk përgjigjesha, se nuk doja të ikte vëmendja nga puna e Vunoit e Dhërmiut, që njerezia të kuptonin se si aplikohet, ku duhej të venin për të parë hartat, sa do zgjaste afishimi e kështu me rradhë. Po të lenë rehat burrat këmbëleshjashtë!

Dhe kështu që thoni ju, historia e tapive u harrua e vajti për dreq. Me Vunjotasit dhe Dhëmiasit, që kanë 300 vjet që i ruajnë shtëpitë me pushkë në faqe e me hunj në dorë se mos ua marrin, nuk u mor fare njeri.

As nuk doli si lajm, se nuk bën lajm që mund të tirret nga burrat këmbëlesh, që punës që i thonë punë nuk i kanë thënë ndonjëherë merabah, por që të tjerrin lesh buzë detit, janë ustallarë. Se ja, më thoni ju, a ka ndonjë që do flinte i qetë, duke pritur që tapinë e shtëpisë t’ia bëjë apo Yll Dylgjeri, apo ndonjë naiv që të thotë me vete që “ah që nuk po vjen në pushtet ai Petrit Vasili që të na legalizojë shtëpinë”!

Ndaj, edhe ju burra këmbëlesh, kam shumë për t’ju thënë që ja fusni kot në ato që thoni, që s’kam thenë asgjë nga ato që thoni se thashë, por nuk ju them asnjë fjalë; se atë po prisni që të keni sebep për të folur prapë kur s’dini të bëni tjetër në jetë veç të tirrni leshin e të tjerëve, asnjë fjalë shpjegimi s’them! Asnjë gjysmë fjale nuk flas ku të shpjegoj se çfarë kam thenë në të vërtetë (këtu e 5 vjet të shkuara), se si duhen kuptuar gjërat bashkë dhe jo të shkëputen gjysma fjalie, ore fare as gëk as mëk.

Ose jo, jua them, veç me një kusht: Pranoni sefte të thoni bravo kësaj qeverie që ja dha tapitë atij mileti, bravo atyre djemve që brodhën derë më derë në pikë të vapës për të bërë hartat e letrat, bravo edhe ti Lame që ishe në krye të kësaj pune.

Po e thatë këtë, jam gati të vazhdoj të tjerrim muhabetin e leshit të deklaratës së para 5 vjetëve, e tha, si e tha, pse e tha, e kush e tha, e kujt ja tha. Ndërkaq edhe unë do kem hequr sërisht pantallonat e gjata të punës dhe do jem i ngeshëm si ju me brekë buzë detit t’u dëgjoj tek tirrni lesh.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike artan lame yll dylgjeri artan lame yll dylgjeri

Sondazh

Poll
Politike 10 Gusht 2021, 17:59

Çfarë po bën “Trumpi i vogël” në Serbi?

BEOGRAD– Mediat serbe kanë nisur me aludimet për motivin pas vizitës së ish-dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell në Ballkan. “B92” i ka...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën