LIVE UPDATES
Aktualitet

“A mer burr i dheut”, futi 10-shen mes letrave, momenti kur shoqërohet drejtuesi i makinës, arrestohen 9 shoferë të tjer

2 Gusht 2021, 13:52 Nga DOSJA
“A mer burr i dheut”, futi 10-shen mes letrave, momenti kur

TIRANË– 9 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, janë vënë në pranga në 24 orët e fundit. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 79 leje drejtimi, nga të cilat 53 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1905 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Katër drejtues të tjerë mjetesh janë arrestuar pasi kanë tentuar të korruptojnë efektivët e policisë rrugore. Pamjet e publikuara nga vetë policia tregojnë momentin kur shoferët fusin shuma parash me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljet e kryera. ‘A merr burr i dheut, a t’keqen,”- dëgjohet të thotë një nga drejtuesit e mjeteve, pasi efektivi i thotë se do ta prangosë për korrupsion.

Dy drejtues të tjerë mjetesh janë ndëshkuar me gjobë. Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, me inicialet M. C., nga Durrësi, filmonte veten duke kryer manovra të rrezikshme pranë kryqëzimeve dhe duke kaluar shpejtësinë gati dyfish mbi normën e lejuar në qendrat e banuara dhe është ndëshkuar nga Policia Rrugore e Durrësit 50.000 lekë të rinj gjobë.

Në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë, drejtuesi i një autobusi të linjës Prishtinë-Tiranë është futur në parakalim të gabuar, duke rrezikuar jetën e pasagjerëve të autobusit dhe të përdoruesve të tjetër të rrugës. Autobusi është ndaluar mëngjesin e sotëm dhe është vënë re se drejtuesi i autobusit, H. B. nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Ai është ndëshkuar me 100.000 lekë të rinj gjobë.

Njoftimi i policisë rrugore:

Siguria rrugore, një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit/Policia Rrugore me radarë, dronë, dragera, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara e patrulla të lëvizshme 24/7, për të parandaluar aksidentet rrugore. Përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 9 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Janë pezulluar 79 leje drejtimi, nga të cilat 53 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1905 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjatë kontrolleve parandaluese nga Policia Rrugore e Tiranës, krahas sanksioneve administrative të vendosurave ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, përgjatë 12 orëve të fundit janë prangosur edhe 4 drejtues mjetesh, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Drejtuesit e mjeteve të arrestuar në flagrancë janë konstatuar në shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor dhe me qellim evitimin e sanksionit administrativ, iu kanë ofruar vlera monetare të ndryshme agjenteve verifikues.

Janë arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Tiranës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”, shtetasit B. K., 20 vjeç, shtetasi S. Ll., 49 vjeç, shtetasi A. R., 46 vjeç dhe A. Sh, 20 vjeç, pasi gjatë kontrolleve parandaluese të kryera nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, iu kanë ofruar para punonjësve  të Policisë, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljet e kryera, konkretisht për shkelje të semaforit, për qarkullim në korsinë e dedikuar dhe për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit. 

Gjithashtu, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjetet sociale dhe verifikimet e kryera nga ana e Policisë Rrugore, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë 50.000 dhe 1000.000 lekë të rinj, dy drejtues mjetesh që kryenin manovra të rrezikshme në rrugë, konkretisht: Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi M. C., nga Durrësi, filmonte veten duke kryer manovra të rrezikshme pranë kryqëzimeve dhe duke kaluar shpejtësinë gati dyfish mbi normën e lejuar në qendrat e banuara. Është ndëshkuar nga Policia Rrugore e Durrësit  me masë administrative 50.000 lekë të rinj.

Në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë, drejtuesi i një autobusi të linjës Prishtinë-Tiranë është futur në parakalim të gabuar, duke rrezikuar jetën e pasagjerëve të autobusit dhe të përdoruesve të tjetër të rrugës. Bazuar në pamjet filmike, autobusi është ndaluar mëngjesin e sotëm nga Njësia e Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë. Në momentin e ndalimit është konstatuar se drejtuesi i autobusit, shtetasi H. B. nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe drejtonte autobusin pa lejen përkatëse të drejtimit. Nga verifikimi i tahografit rezultoi se ky shtetas kishte drejtuar mjetin me shpejtësi mbi normën e lejuar. Shtetasi H. B. është ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë të rinj.

Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, qëndroni në radhë kur lëvizja është e ngadaltë për shkak të fluksit të lartë të automjeteve, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep. Në çdo aks rrugor dhe qendra urbane ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike.  Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore policia rrugore

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni