Aktualitet

U kthye në spital Covid, reagon kreu i sindikatës së shërbimeve policore: Situata në burgun e Shënkollit është e vështirë, nuk ka masa për tu mbrojtur nga virusi

Valentin Maca në një deklaratë për mediat ka denoncuar se punonjësit e burgjeve janë të frikësuar dhe nuk kanë masa të posaçme për t’u mbrojtur nga Covid.
Featured image of article: U kthye në spital Covid, reagon kreu i sindikatës së shërbimeve policore: Situata në burgun e Shënkollit është e vështirë, nuk ka masa për tu mbrojtur nga virusi Valentin Maca

LEZHE– Burgu i Shënkollit në Lezhë është kthyer në një spital ku do të trajtohen të dënuarit e prekur me Covid-19. Mësohet se në këto ambiente, janë transferuar edhe 10 të dënuarit, që po vuanin dënimin në burgun e Drenovës, pasi kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Kreu i sindikatës së shërbimeve policore të Shqipërisë, Valentin Maca në një deklaratë për mediat ka denoncuar se punonjësit e burgjeve janë të frikësuar dhe nuk kanë masa të posaçme për t’u mbrojtur nga Covid. Ai tregon se ka kushte minimale si dhe ambientet janë në gjendje të keqe.

Siç jeni në dijeni situate në burgje është e vështirë. Sot jemi në Shënkoll për të denoncuar kushtet e vështira që po kalon ky institucion për mungesë të ambienteve dhe kushteve minimale të kryerjes së detyrës nga stafi civil dhe policor. Për të ilustruar gjendjen, janë 20 punonjës që janë pajisur me veshjet e caktuara nga Ministria e Shëndetsësisë, që po kurojnë aktualisht shtatë të dënuar me Covid që kanë ardhur nga Drenova, mbi 30 të dënuar që ishin me mjekim të detyruar në burgun e Zaharisë…Këtu është dhënë një fond për rikonstruksionin e ndërtesës, janë tejkaluar afatet, thonë që nuk kanë fonde. Të burgosurit janë transferuar në Shkodër.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kreu i sindikatës denoncoi po ashtu se stafi punon në kushte të vështira për të arritur në vendin e punës, për transport dhe për paga.

Një nga të infektuarit në burgun e Drenovës ka ndërruar jetë. Ai ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi rezultoi i infektuar, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore ka ndërruar jetë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment