Politike

“Burg për zyrtarët e PD” Basha mesazh të fortë: Vendim burracak i Ramës, nuk friksohemi

Ka selia blu, Basha tha se vendimi që u mor sot ishte një vendim burracak i Ramës, por shtoi se opozita nuk frikësohej dhe do të vijonte betejën e saj.
Featured image of article: “Burg për zyrtarët e PD” Basha mesazh të fortë: Vendim burracak i Ramës, nuk friksohemi Lulzim Basha, kreu i PD

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pak orë pas përfundim të seancës për masat e sigurisë në Gjykatën e Elbasanit që la në burg 4 zyrtarë të PD, ka dalë në një deklaratë për mediat.

Ka selia blu, Basha tha se vendimi që u mor sot ishte një vendim burracak i Ramës, por shtoi se opozita nuk frikësohej dhe do të vijonte betejën e saj.

PJESË NGA DEKLARATA

Prokuroria dhe gjykata e Elbasanit vendosi sot, të mbajë në burg Kryetarin e PD të Librazhdit zotin Bujar Vreto dhe kryetarin e PD të Prrenjasit zotin Arjan Karriqi, si dhe dy qytetarë të tjerë zotin Dashamir Boja dhe zotin Bujar Kllojku.  Krimi i tyre është se kanë protestuar në buzë të rrugës ku kaloi Edi Rama.

Është vendim burracakësh i gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar të Edi Ramës. Është represion ndaj kundërshtarëve politikë i urdhëruar direkt nga Edi Rama. Qëllimi është vetëm një: persekutimi dhe trembja e kundërshtarëve politikë për të shuar protestën dhe përpjekjet kundër qeverisjes së kriminalizuar të Edi Ramës. Duke shprehur solidaritetin tim për familjet e katër demokratëve të arrestuar që nuk do i kenë prindërit dhe bashkëshortët në shtëpi sot, dua ti drejtohem Edi Ramës dhe klanit të tij kriminal në qeveri:

Opozita nuk frikësohet.

Opozita nuk trembet.

Opozita nuk tërhiqet.

Unë, të gjithë demokratët në çdo cep të Shqipërisë dhe të gjithë qytetarët e bashkuar do ta luftojmë këtë qeveri kriminale derisa Edi Rama dhe kriminelët e tij të dalin para drejtësisë së vërtetë.

(A.B. Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment