EMRI/ Zbardhet plagosja e dy ditëve më parë në Vlorë, arrestohet autori, sekuestrohen disa mjete, një prej tyre i ...
Politike
Projektligji/ Burg për mjekët, tifozët, abuzesit me ushqimet e dhunuesit e kafshëve. Deri në 10 vite dënim për shkelësit
3 Maj 2019, 16:13Nga DOSJA
TIRANË- Kryeministri Edi Ramës gjatë ditës së djeshme në fjalën e tij para Grupit Parlamentar të PS ka përmendur disa herë fjalën burg. Rama tha se është gati projektligji që do i dorëzohej Kuvendit për disa ndryshime në Kodin Penal, ku do ashpërsohej dënimi për disa vepra penale.
Dosja.al ka siguruar këtë projektligj, i cili tashmë i është dorëzuar Kuvendit dhe pritet që në ditët në vijim të diskutohet në Komisionet Parlamentare. Ato që Rama dje i deklaroi para deputetëve, janë materializuar në projektligj. Që nga dhuna ndaj funskionarëve publik tek dhuna në stadium, krimet ndaj mjedisit, e drejta e autorit, ndotja e mjedisit dhe ata që thyejnë sigurinë ushqimore, do të kenë dënime të ashpra. Po ashtu dënime do të marrin të gjithë ata që do të dhunojnë kafshët, pasi ndryshimet në Kodin Penal do të përfshijnë shumë ndryshime.
Por përveç se do të dënohen ata që do të dhunojnë mjekët dhe bluzat e bardha do të jenë të rrezikuar nga këto ndryshime. Që në në nenin 2 të këtij ligji kërkohet të ndryshohet neni 96 për neglizhencën në trajtimin mjekësor. Sipas ndryshimeve të propozuara kërkohet që ky nen të bëhet: “Neglizhenca në trajtimin mjekësor të të sëmurëve, nga ana e profesionisit mjekësor shëndetësor ose personnelit ndihmës, kur ka rrezikuar jetën e personit apo ka shkaktuar gjymtimin e tij të përhershëm, dënohet më gjobë ose burgim deri në dy vjet.
Neglizhenca në trajtimin mjekësor të të sëmurëve, nga ana e profesionistit shëndetësor ose personelit ndihmës, kur ka shkaktuar vdekjen e personit, dënohet me burgim deri në katër vjet. Po kjo vepër, ku ka shkaktuar infektimin e të sëmurëve me infeksionin HIV/AIDS, dënohet me burgim nga tre deri në në shtatë vjet”.
Këto ndryshime priten që të diskutohen në Komisonet përkatëse në Komisionet Parlamentare dhe të enjten e ardhshme të votohen në seancën plenare. Rama gjatë prezantimit të ndryshiemve bëri me dije se qeveria është e hapur për çdo disktutim. Më tej Rama tha se kërkesa e tij për prekjen e Kodit Penal kishte ardhur pas një konsultimi me aktorët përgjegjës dhe duke ndjekur praktikat më të mira Evropiane.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha pas deklaratës se: “Gjendja e përkeqësuar e lirisë së medias gjatë qeve...
TIRANË- Ish-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka sulmuar kryebashkiakun Erion Veliaj, për përdhosje të 5 maj...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, duke dhënë një mesazh për të gjithë gazetarë...
TIRANË- Vijon debati për regjistrimin e “Bindjes Demokratike” në zgjedhjet e qershorit. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar ka ankimuar ditën e sotme vendimi...
TIRANË– Pas padisë së PBDSH-së për Bindjen Demoratike, një reagim ka ardhur edhe nga Astrit Patozi.Me anë të një postimi në Facebook, Patozi shkruan se te...
TURQI- Stambolli dhe Turqia kanë nga sot xhaminë e tyre më të re. Nga sot besimtarët mysliman mund të vizitojnë objektin më të ri të kultit, e cila ndodhet në n...
TIRANË– Vetëm 58 ditë përpara zgjedhjeve lokale, kryebashkiaku Erion Veliaj vendos të shkelë përsëri ligjin për të dhënë përsëri tokë shtetërore tek privat...
Gjirokastër– Kryetari i Qarkut të Gjirokastrës, Armand Hilaj është vetëshpallur kandidat në zgjedhjet e 30-qershorit për të drejtuar këtë bashki. Gjatë prezanti...