LIVE UPDATES
Politike

“Burg dhe gjobë për ‘memet’, Lubonja: Enveri është midis nesh akoma, satira thotë disa të vërteta që s’do t’i

3 Dhjetor 2020, 16:56 Nga DOSJA
“Burg dhe gjobë për ‘memet’, Lubonja: Enveri

TIRANË– Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka kritikuar ndryshimet e reja në Kodin Penal që parashikojnë ndëshkime deri në 1 vit burg për shprehet apo videot ironike të quajtura gjerësisht ‘’meme’’, apo montazhet.

Lubonja thekson se kjo është e ekzagjeruar pasi pranimi i satirës është shenjë e demokracisë. Për më tepër ai thotë se satira thotë disa të vërtetë që dikush tjetër nuk do t’i dëgjojë.

Analisti kujton se vetë Rama i përdor memet kur i intereson. Lubonja bën edhe një paralelizëm me periudhën komuniste ne Shqipëri, kur kujton se në diktaturën e Enver Hoxhës për sharje dënoheshe nga 3-10 vite burg. Ai kujton se edhe më parë ka bërë një shkrim ku theksonte se Enver Hoxha është ende midis nesh pavarësisht rënies së diktaturës.

Ajo e para ishte e shpejtuar tha Venecia. Kjo është e ekzagjeruar. Pra një satirë. Satira ka shoqëruar mbretërit. Dhe me mbretërit kishte një që bënte satirë. Pranimi i Satirës është shenjë e demokracisë. Ai që ka dalë aty si i fuqishëm, ai jo vetëm duhet ta marrë këtë, por edhe duhet të mësojë nga satira. Satira thotë disa të vërteta, që s’duhet t’i dëgjosh. Për vete i përdor ky. Na thotë ne kazan. Qenit kur i thotë hiqe atë analistin fute brenda.Nga pushteti mund të lëshosh sa të duash, se pushteti është mbi ty. Ky është problemi. Ngjiten lart, që të shtypin të tjerët me këmbë poshtë. Shenjë e mungesës së demokracisë.

Enver Hoxha të fuste në burg për fjalë, 3 vjet minimumi, për sharje. Po pse kush je ti mos të të shaj? Me agjent të ndiqte, për një sharje. 3-10 vite burg për agjitacion e propagandë. Enveri është midis nesh akoma. ‘’- tha Lubonja.

Sa i përket draft-raportit paraprak të Komisionit të Venecais për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Lubonja thotë se është një gjendje e mjerueshme lidhur me këtë çështje teksa i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të mësojë të vendosë fillimisht dialogun me veten, e pastaj me opozitën.

‘’E kemi komentuar njëmijë herë. U bë sepse ishte një nga lëvizjet e shumta që po bën rama për të përçarë opozitën, të fitojë ato zgjedhjet e 25 prillit, që i ndjen të kërcënuara nga kjo keqqeverisje.

Ato argumentet e Venecias janë mjerimi jonë. Ndërkohë që në thelb tregon që s’kemi Gjykatë Kushtetuese, drejtësi të pavarur. Dialogu nënkupton respekt të dyanshëm. Dia do të thotë dy anë të ndryshme. Pra nga një cep në tjetrin.

Këtu ke një qeveri që nuk e njeh kështu, thotë rrethi është i gjithi i imi. Përfille atë tjetrin që është në anën tjetër. Këtu tjetri s’përfillet fare.

Venecia nuk është Gjykatë, Gjykatë Kushtetuese s’kemi. Pra është një bisedë e përsëritur. Situatë e mjeruar ku dialogu është i ndërprerë, dhe mungesa e tij po ta marrësh nga pikëpamja psikoanalitike, se ne duhet të kemi dialog me veten dhe me tjetrin.

Kryeministri duhet të mësojë të vendosë dialogun me veten e me të tjetër.’’- theksoi Lubonja.

Sa i përket negociatave, Lubonja e cilëson ‘Jo’-në e BE për Shqipërinë brenda këtij viti si një ndërgjegjësim të europianëve.

Lubonja shpreson që europianët të japin sinjale më të qarta për qeverinë e Ramës dhe gjendjen e Shqipërisë siç kanë dhënë për Poloninë dhe Hungarinë.

Sa i përket këtyre të fundit, Lubonja thekson se Shqipëria është shumë më rëndë se dy shtetet e BE.

‘’Ka ndodhur diçka përtej zgjedhjeve. Ka ndodhur diçka në raport mes europianëve dhe gjermanëve, me këtë qeveri me Edi Ramën. Për shkaqe të ndryshme janë ndërgegjësuar se çfarë ndodh në Shqipëri. Ka ndikuar shumë faktorë, të dukshëm dhe të padukshëm. Të dukshëm mjafton Teatrin, si u shemb, gjëra skandaloze që s’mund të pranohen. Mos flasim për krimin e organizuar.

Kështu që në këto qëndrime shtoji këtyre këto veprimet me Kodin Zgjedhor, që mbyllin hapësirat demokratike, që po bëhen me ndryshime, propozime, për mediat. E qartë që kemi të bëjmë më autoritarizëm në rritje, kërcënim në rritje. S’duan të prishin atë gjuhën diplomatike sepse thonë si mund të ndikojnë. Duhet të japin shenja më të qarta se sa kaq. Folëm për shenjat e qarta si prirjet autoritariste në Poloni e Hungari. Me sa i njoh Shqipëria është më rëndë se aq. S’mund të flitet aty për krim të organizuar që kap shtetin dhe prish në mes të qytetit trashëgimi kulturore. Degradimi i atyre pak arritjeve që i kemi pasur është i dukshëm. Shpresoj këta, që janë aktorë do japin sinjale të qarta ashtu siç japin dhe kanë dhënë për Poloninë e Hungarinë. ‘’– deklaroi analisti.

Marrë nga:BW 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatos lubonja fatos lubonja

Sondazh

Poll
Politike 3 Dhjetor 2020, 16:50

TIRANË–Një paketë ndryshimesh është depozituar në Kuvend për ndryshimet në Kodin Penal. Ndryshimi më i bujshëm ishte ai që lidhej me memet dhe materialet q...

Politike 3 Dhjetor 2020, 15:10

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, iu përgjigj nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili, i cili tha pak më herët në një lidhje me “Skype” për Ne...

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?