LIVE UPDATES
Bota

Bundestagu po bëhet parlamenti më i madh në botë, pas zgjedhjeve në Gjermani pritet të ulen rreth 900 deputetë

22 Shtator 2021, 06:21 Nga DOSJA
Bundestagu po bëhet parlamenti më i madh në botë, pas

GJERMANI– Me 709 deputetë, Bundestagu është që tani parlamenti më I madh në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë. Ligji parashikon 598. Numri rritet nga zgjedhja në zgjedhje. Vetëm në zgjedhjet e fundit katër vjet më parë, parlamentit iu shtuan 78 gra dhe burra. Pas zgjedhjeve të 26 shtatorit, ai mund të bëhet edhe me më shumë deputetë, numri i tyre mund të shkojë deri në 1000. Vetëm Kongresi Popullor Kinez ka më shumë përfaqësues, por Kina ka një popullsi 17-fish më të madhe në numër se Gjermania.

Arsyeja për këtë rritje kaq të lartë të numrit të deputetëve ka të bëjë me ligjin e ndërlikuar zgjedhor gjerman që ka dy lloje votash. Në Gjermani ka 299 zona elektorale me të njëjtën madhësi. Kush merr më shumë vota të drejtpërdrejta në një zonë elektorale, shkon në Berlin si deputet zgjedhur i zonës. Me votën e dytë qytetarët zgjedhin partinë. 299 vende të tjera jepen përmes votave të dyta, gjithsej 598. Dhe është numri i votave të dyta që përcakton forcën relative të secilës parti në Bundestag.

Pasojë e një padie kushtetuese

Fakti që Bundestagu tashmë ka shumë më tepër deputetë sesa është përcaktuar ligjërisht, është për shkak të të ashtuquajturve mandate shtesë (Überhangmandate): Ato jepen kur një parti në një land federal fiton më shumë mandate të drejtpërdrejta nga sa i takon përmes votave të dyta. Meqenëse, sidomos partitë e mëdha kanë shans të përfitojnë nga mandatet e drejtpërdrejta, shumica e mandateve shtesë shkojnë në favor të tyre. Në zgjedhjet e vitit 2017, për shembull, partitë e Unionit CDU dhe CSU, morën 43, nga gjithsej 46 vendet shtesë në parlament. Partitë e vogla dolën me duar bosh dhe e paditën çështjen në Gjykatën Kushtetuese Federale.

Me sukses. Gjykata Kushtetuese Federale e shpalli ligjin elektoral antikushtetues dhe bëri thirrje për reformë. Kjo hyri në fuqi në vitin 2013 dhe parashikon një mekanizëm kompensimi: Sipas këtij mekanizmi, numri i përgjithshëm i vendeve në Bundestag duhet të rritet aq, sa raporti mes forcave partiake të korrespondojë me raportin mes votave të dyta, pavarësisht nga rezultati i mandateve të drejtpërdrejta. Efekti anësor i këtij vendimi është se numri i mandateve rritet e rritet. Në vitin 2017 kishte 65 mandate kompensimi, përveç 43 mandateve shtesë. Më shumë deputetë kushtojnë më shumë para tatimore

Kështu nuk vazhdohet, thonë përfaqësuesit e të gjitha partive të përfaqësuara në Bundestag. Ata janë të shqetësuar se në një moment Bundestagu nuk do të jetë në gjendje të punojë si duhet, për shkak të mungesës së hapësirës. Nënkryetarja e Bundestagut Claudia Roth nga të Gjelbrit pyet: “Ku të ulen gjithë këta deputetë në seancë plenare? Ku të takohen grupet parlamentare?” Ligji elektoral aktual është “një program prokurimi për mbështetës të rinj”. Drejtuesi i grupit parlamentar të liberalëve, FDP, Marco Buschmann, është gjithashtu i shqetësuar për mesazhin politik: “Si mund të reklamojë politika në mënyrë të besueshme reformat, nëse nuk reformon dot as veten përmes një ligji elektoral të përgatitur mirë?”

Shoqata e tatimpaguesve po bën presion

Shoqata e tatimpaguesve po bën presion për një përdorim ekonomik të parave të taksapaguesve. Ajo ka llogaritur se Bundestagu aktual me 709 anëtarët e tij kushton 333 milionë euro më shumë sesa po të kishte vetëm 598 deputetë, siç e parashikon ligji. Në një peticion online “I jepni fund Bundestagut XXL!”, shoqata bën thirrje që të zvogëlohet parlamenti në 500 anëtarë. Parlamenti gjerman u vonua të bënte një reformë për zgjedhjet e 26 shtatorit, megjithëse të gjitha partitë dëshirojnë zvogëlim të Bundestagut. Edhe zyrat e reja të deputetëve, që pritet t’i shtohen parlamentit të ri, nuk do të jenë gati para viti 2022. Deri atëherë përfaqësuesit e popullit mesa duket do të punojnë nëpër kontejnerë./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bundestagu gjerman zgjedhjet ne gjermani bundestagu gjerman zgjedhjet ne gjermani

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni