Sport

Bundesliga mbyll sezonin, Werderi i Rashicës kthen futbollin në tenis për të mos rënë nga kategoria

Freiburg shkatërroi 4-0 Schalke 04. "Mbretërorët blu" kanë regjistruar 17 ndeshje radhazi pa fitore në Bundesligë këtë sezon
Featured image of article: Bundesliga mbyll sezonin, Werderi i Rashicës kthen futbollin në tenis për të mos rënë nga kategoria Milot Rashica

Shumë e lehtë për t’u trembur aq shumë. Werder Bremen sot fitoi 6-1 kundër Kolnit në Bundesligë, duke siguruar shpëtimin përfundimisht nga rrëzimit nga kategoria.

Skuadra ku luan Milot Rashica e kishte për jetë a vdekje këtë sfidë, e cila u zhbllokua që në minutën e 22-të me Oksakën. Pesë minuta më pas shënoi mesfushori ofensiv shqiptar dhe Fullkrug mbylli pjesën e parë në avantazh 3-0.

45 minutat e dyta ishin edhe më të bukura, sepse Werder shënoi 3 gola të tjerë, ndërsa miqtë vetëm golin e nderit. Rashica e kishte mendjen edhe te ndeshja e Union Berlinit dhe Fortuna Dusseldorf. Vendasit fituan 3-0 dhe miqtë janë zyrtarisht “out” pas ndeshjeve të fundit sezonale të kampionatit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në ndeshjet e tjera, Bayern shkatërroi 4-0 Wolfsburg-un, po aq sa Freiburg skuadrën e Schalke 04. Amir Abrashi luajti si zëvendësues. “Mbretërorët blu” kanë regjistruar 17 ndeshje radhazi pa fitore në Bundesligë këtë sezon.

Ndërkohë, Leipzig fitoi 2-1 ndaj Augsburgut me gola të sulmuesit Timo Werner, i cili është zyrtarisht i transferuar te Chelsea. Fankfurti mposhti 3-2 Paderbornin, ndërsa Borussia M’Gladbach fitoi 2-1 ndaj Hertha Berlin-it.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment