Sport

Bundesliga hap dyert e stadiumeve për tifozët për 6 javë, pastaj…

Qeveria gjermane, sipas gazetës Kicker, në fakt ka hartuar rregulla uniforme për kthimin e tifozëve në stadiume dhe u është dhënë gjashtë javë provë
Featured image of article: Bundesliga hap dyert e stadiumeve për tifozët për 6 javë, pastaj… Bundesliga

GJERMANI-Bundesliga gjermane është e gatshme të rihapë dyert e stadiumit për spektatorët, duke filluar që nga e premtja në mbrëmje në ndeshjen Bayern Munich-Schalke 04. Qeveria gjermane, sipas gazetës Kicker, në fakt ka hartuar rregulla uniforme për kthimin e tifozëve në stadiume dhe u është dhënë gjashtë javë provë gjatë të cilave ulëset mund të plotësohen deri në një maksimum prej 20% të kapacitetit të tyre.

Situata do të rivlerësohet në fund të tetorit. Prandaj është akoma shumë herët për të rishikuar ‘Murin e Verdhë’ të Dortmund, por jo për t’i thënë lamtumirë.”Duhet të jetë një lloj eksperimenti, një fillim prove”, njoftoi Kryeministri i Bavarisë Markus Söder (CSU). Disa lande kishin lejuar që publiku të kthehej për të mbushur tribunat në disa ndeshje të Kupës së Gjermanisë, duke përfshirë takimin Hans Rostock-Stuttgart, me 7,500 spektatorë pa asnjë lloj distancimi në disa sektorë.

Për më tepër, katër klube të Bundesligës tashmë kishin marrë dritën jeshile nga autoritetet shëndetësore për të filluar sezonin e kampionatit me spektatorë. 8,500 tifozë u pranuan në ndeshjet e Ëerder Bremen kundër Hertha dhe Leipzig kundër Mainz (që korrespondon në të dy rastet me afërsisht 20% të kapacitetit të stadiumit).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment