Aktualitet

Bum infeksionesh në Vlorë, preken 16 persona me koronavirus, mes tyre mësues dhe nxënës 

Te prekur kanë rezultuar edhe dy nxënës në qytetin e Vlorës. Po ashtu janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse, një person pranë Ujësjellësit, një fasoneri, një në Pashaliman dhe një rast pranë IEPV Vlorë. Mësohet se të prekurit e tjerë  janë raste kontakti.
Featured image of article: Bum infeksionesh në Vlorë, preken 16 persona me koronavirus, mes tyre mësues dhe nxënës  Foto ilustruese

VLORË- Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 16 raste të reja me koronavirus në Vlorë.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në mesin e të infekturve është edhe një një mësues në Babicë.

Te prekur kanë rezultuar edhe dy nxënës në qytetin e Vlorës. Po ashtu janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse, një person pranë Ujësjellësit, një fasoneri, një në Pashaliman dhe një rast pranë IEPV Vlorë. Mësohet se të prekurit e tjerë  janë raste kontakti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë  njoftoi 832 raste të reja dhe 12 humbje jete. Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 39014 persona të infektuara nga pandemia, ndërkohë që 822 prej tyre kanë ndërruar jetë. Rekord infektimesh dhe të vdekurish mban Tirana me disa vatra të nxehta.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment