
BERAT– Gjatë 24 orëve të fundit në Berat janë konfirmuar 10 raste të reja me Covid-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të infektuarve janë mësues dhe punonjës në disa institucione publike.
Ditën e sotme mësohet se janë prekur nga sëmundja vdekjeprurëse: 2 punonjës administrate në Qendrën Lira, 2 kujdestare në Qendrën Lira, 1 veteriner, 2 mësues, një në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” dhe një tjetër në shkollën 9-vjeçare “1 Maji”, një polic në burgun e Beratit, një punonjës në një kompani telefonike dhe një punonjës i burimeve njerëzore në postë.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Berat janë regjisruar 519 të infektuar fdhe 10 viktima. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë është shënuar një tjetër numër rekord të ftuarish me Covid, ku janë konfirmuar 786 raste të reja dhe kanë humbur jetën 11 persona.
(a.k.dosja.al)