Aktualitet

Helmohen nga tymi i kaldajës 4 nxënës në Bulqizë, një nga vajzat niset me urgjencë drejt Tiranës (VD)

4 nxënës në Bulqizë janë helmuar nga tymi i kaldajës në shkollën Krajkë të Bulqizës. Një prej vajzave është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës.
Featured image of article: Helmohen nga tymi i kaldajës 4 nxënës në Bulqizë, një nga vajzat niset me urgjencë drejt Tiranës (VD) Pamje nga Bulqiza

Bulqizë-4 nxënës, të moshës 14-vjeç, përkatësisht dy djem dhe dy vajza janë helmuar nga tymi i kaldajës në shkollën Krajkë të Bulqizës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një nga vajzat është nisur drejt spitalit të Traumës, pasi gjendja shëndetësore e saj është rënduar. Ndërsa nxënësit e tjerë pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Bulqizës ndodhen në banesat e tyre. Probleme kanë shfaqur edhe disa fëmijë të tjerë, të cilët pasi kanë dalë jashtë kanë shfaqur një përmirësim pa qenë nevoja të dërgohen në spital. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkakun e helmimit të fëmijëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ngjarje e rëndë  ndodhi më 15 shkurt në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijët e saj u gjetën të pajetë. Burimet nga grupi i ekspertizës bëjnë me dije se tre anëtarët e familjes Tola humbën jetën si pasojë e asfiksisë nga soba e drurit, me të cilën ngroheshin. E helmuar mbeti edhe vajza tjetër Merita, 16 vjeç, por ajo fatmirësisht mbijetoi dhe aktualisht ndodhet në QSUT në Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Në momentin që ndodhi ngjarja, kryefamiljari nuk ndodhej në banesë pasi punonte në Greqi.

J.V/Dosja.al

Shto Koment