Bota

Bullgari/ Protestuesit tentojnë të hyjnë në Parlament, policia u hedh spraj piperi, era ua kthen mbrapsht

Në Bullgari është përdorur spraj piperi për të shpërndarë turmën e protestuesve para Parlamentit. Por e gjithë reja e gazit u është kthyer mbrapsht policëve për shkak të erës. 
Featured image of article: Bullgari/ Protestuesit tentojnë të hyjnë në Parlament, policia u hedh spraj piperi, era ua kthen mbrapsht Pamje nga protestat në Bullgari

BULLGARI– Policia në Bullgari ka përdorur edhe spraj piperi për të shpërndarë turmën e protestuesve jashtë Parlamentit në Sofje.

Teksa protestuesit po përpiqeshin që të çanin kordonin e policisë, policia bullgare vendosi të përdorte një prej mjeteve mbrojtëse më të rënda. Por e gjithë reja e gazit u është kthyer mbrapsht policëve për shkak të erës.

Spraji i piperit shkakton djegie të mëdha në sy dhe humbje të shqisave për disa minuta.  

Sipas mediave bullgare, protestuesit para Parlamentit kërkonin zgjedhje të parakohshme. Skena të tilla janë parë edhe në Shqipëri gjatë protestave të opozitës.

Disa herë protestuesit kanë tentuar që të hyjnë brenda Kuvendit por policia e ka shpërndarë turmën me gaz lotsjellës dhe ujë. Edhe në Shqipëri opozita kërkon një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. 

Shto Koment