Bota

Kryeministri rumun hyn në karantinë bashkë me kabinetin e tij, patën kontakte me një të infektuar me koronavirus

Orban dhe kabineti i tij së bashku me udhëheqësit e Partisë Liberale do të hyjnë në vetë-karantinim, ndërkohë që kanë dorëzuar të gjitha analizat për t'u testuar nëse janë infektuar apo jo me covid-19.
Featured image of article: Kryeministri rumun hyn në karantinë bashkë me kabinetin e tij, patën kontakte me një të infektuar me koronavirus Kabineti qeveritar

BUKURESHT – Kryeministri i përkohshëm rumun dhe njëkohësisht kreu i Partisë Liberale Ludoviç Orban do të karantinojë veten pasi dyshohet se ka pasur kontakt me një nga senatorët e partisë së tij, i cili u konfirmua se ishte pozitive me koronavirus.

Kështu që Orban dhe kabineti i tij prej 17 personash së bashku me udhëheqësit e Partisë Liberale do të hyjnë në vetë-karantinim, ndërkohë që kanë dorëzuar të gjitha analizat për t’u testuar nëse janë infektuar apo jo me covid-19.

Të gjithë anëtarët e qeverisë … do të bëjnë detyrën e tyre dhe do të marrin përsipër të gjitha masat për të luftuar koronavirusin, pavarësisht nëse do të konfirmohet se janë bartës të virusit ose jo,“- u tha Orban gazetarëve. Kreu i qeverisë gjithashtu i nxiti  të gjithë gazetarët që kishin mbuluar konferencat e tij të lajmeve që të bënin testin pasi edhe ata mund të ishin të infektuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kabineti i Orban u rrëzua në një votim mosbesimi të kërkuar nga opozita muajin e kaluar. Para njoftimit për karantinimin e Orban, presidenti Klaus Iohannis duhej të zhvillonte konsultime me politikën por që u vendosën në një pauzë dhe do të zhvillohen përmes telekonferencave.

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment