Aktualitet

“S’hedhin asnjë lek!”/ Bujar Qamili i bën ‘naftën’ Shkodrës dhe veçon dasmat e Shijakut: Me halle shumë e dorëlëshuar…dhjamë vë në Amerikë dhe nga shqiptarët e Londrës

VIDEO
I ftuar në emisionin “Ditë e re”, Qamili e përjashtoi fare Shkodrës, pasi tha se ata nuk e kanë traditë hedhjen e lekëve.
Featured image of article: “S’hedhin asnjë lek!”/ Bujar Qamili i bën ‘naftën’ Shkodrës dhe veçon dasmat e Shijakut: Me halle shumë e dorëlëshuar…dhjamë vë në Amerikë dhe nga shqiptarët e Londrës Bujar Qamili dhe lekë në dasma
Përditësuar:

TIRANË– Këngëtari Bujar Qamili ka treguar se cili nga qytetet në Shqipëri është më dorëlëshuar përsa u përket hedhjes së lekëve në dasma apo koncerte.

I ftuar në emisionin “Ditë e re”, Qamili e përjashtoi fare Shkodrës, pasi tha se ata nuk e kanë traditë hedhjen e lekëve.

Ndërkohë, këngëtari popullor veçoi dasmat e Shijakut, ku tha se bëhet ‘nami’ me lekë, ndërsa përsa u përket koncerteve, Bujari shtoi se do zgjidhte Amerikën, Londrën dhe Australinë.

“A çfarë pyetje më ke bërë. Atëherë po ta tregoj kështu…nuk po zbuloj detaje, por nëse do të të jepej një mundësi të bësh disa koncerte, lëri të gjitha dhe të shkosh në Amerikë. Kësaj i thonë me vu shumë dhjamë. Nëse të jepe mundësia të bësh vetëm një koncert, mos e ndërro Londrën me asnjë shtet të botës. Nëse do të shkosh nëpër dasma, aty tek pjesa e Shijakut…o Shijak me halle…Shkodra përshembull ka diçka që s’e ka asnjë qytet tjetër, s’e ka traditë hedhjen e lekëve. Mund të ndodhë ndonjë rast, por s’e ka traditë. Australia është jashtëzakonisht mirë, sidomos para disa vitesh,”– tha Qamili.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Momenti pas minutës 08:00

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment