Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
Bujar Osmani: Nëse Bullgaria heq veton, ka konferencë ndërqeveritare së shpejti
20 Nëntor 2021, 07:40Nga DOSJA
MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se shumë shpejt do të ketë një konferencë ndërqeveritare mes Shqipërisë edhe Maqedonisë e Veriut
Ai tha në një intervitë për “Agjenci Evropa” se Bashkimi Europian është gati për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare si me Shqipërinë ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut, por pret vetëm heqjen e vetos bullgare ndaj Shkupit.
“Pas angazhimit konstruktiv që kemi treguar në këtë periudhë, si dhe duke marrë parasysh pasojat për besueshmërinë e BE-së dhe stabilitetin e rajonit, Bullgaria do të heqë veton dhe do të mund të fillojmë këtë proces të gjatë të anëtarësimit në BE, i cili është një nga proceset më të kontrolluara. Do t’ju them një detaj, atje është gati, nëse në datën 14 jepet një “leje” nga Bullgaria, pasdite është gati konferenca e parë ndërqeveritare. Ka përgatitje logjistike për mirëmbajtjen e takimit ndërqeveritar…”, tha ai.
Osmani theksoi se nëse do të ketë një vendim të tillë nga Sofja para kësaj date, mund të thirret një takim i jashtëzakonshëm online i BE-së dhe tha se gjithçka tani varet nga heqja e vetos Bullgare.
“Ne nuk jemi të lidhur me datën aq shumë sa me nevojën që Bullgaria të tërheqë veton e saj, dhe për këtë duhet të ketë një periudhë bisedimesh për të kapërcyer çështjet e parashikuara në paketën prej pesë pikash.” Pra, tani gjithçka është reduktuar në parashikueshmëri në Republikën e Bullgarisë. Nga e hëna do të kemi president të zgjedhur, do të kemi kuvend… Dëgjoj se do të konstituohet më datën 24, pra do të kemi dy institucione që do të kenë mandat të plotë”, thotë Osmani.
SHBA– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në pistën e avionëve në Teksas. Një pilot ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjerë janë plagosur teksa ndodheshin në një t...
STRASBURG – Piero Fassino dhe Ian Liddell-Grainger, raportues për Serbinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u bënë thirrje autoriteteve s...
SHBA– “Shi parash nga qielli” ka rënë ditën e djeshme në Kaliforni dhe të gjithë qytetarët që ndodheshin pranë janë habitur dhe lumturuar. Një episod që s...
MEKSIKË – Dhjetë kufoma janë gjetur në rajonin e Zakatekas në Meksikë. Policia gjeti 9 trupa të varur në urën e autostradës nr.45, ndërsa trupi i nën...
SERBI- Serbia dhe shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë duhet të bëjnë më shumë për të luftuar mohimin e gjenocidit dhe gjuhën e urrejtjes, nëse duan që shoqëritë...
KOSOVË- Senati amerikan e ka konfirmuar emërimin e Jeffrey M. Hovenier për ambasador në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Jashtme në Kosovë Don...
ITALI – Policia kufitare në Malin e Bardhë (Mont Blanc) arrestoi dy shqiptarë dhe ktheu mbrapsht një të tretë. Sipas mediave italiane, tre shqiptarët udhë...
RUSI- Një varr masiv i tmerrshëm i panjohur më parë i 1,362 viktimave naziste duke përfshirë 675 fëmijë është zbuluar në Rusinë perëndimore. Dailymail shkruan s...
SERBI- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka deklaruar se eurodeputetja Viola von Cramon e ka për zakon që të ndërhyjë në temat e brendshme të Serbisë.Dnevn...