Kulture

Bujar Asqeriu përlotet në live: Artistët nuk shtypen, më kanë lënë 2 vite pa punë se kam thënë të vërtetën. Teatri të ndërtohet aty ku ishte

Asqeriu i ka bërë një thirrje Edi Ramës që të tërhiqet dhe të ndërtojë teatrin aty ku ishte dhe siç ishte para se të shembej.
Featured image of article: Bujar Asqeriu përlotet në live: Artistët nuk shtypen, më kanë lënë 2 vite pa punë se kam thënë të vërtetën. Teatri të ndërtohet aty ku ishte Bujar Asqeriu, aktor

TIRANË- Aktori i njohur, Bujar Asqeriu, ka folur sot për shembjen e Teatrit Kombëtar duke thënë se artistët nuk duhet të shtypen e të dhunohen. Në një intervistë në Neës 24, Asqeriu i ka bërë një thirrje Edi Ramës që të tërhiqet dhe të ndërtojë teatrin aty ku ishte dhe siç ishte para se të shembej.

Në disa momente gjatë intervistës, ai është përlotur disa herë dhe tha se rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar do ishte zgjidhja me e mirë. “Akustikën që kishte ky Teatër, ka akustikën më të mirë që kemi ne. Kjo dhe salla e Akademisë së Arteve. Ndërtuan këtë Ar-Turbinën këtej dhe më shumë i del teksti nga mbrapa se nga para. Një beton. Sa bukur e tha Ngjela. Ne mësuam të flasim kur dëgjuam aktorët. Nëse do të mësosh gjuhën shko në Teatër.

2 vjet që nuk më angazhojnë në Teatër. është pjesë e atij që më urren. I kam thënë të padrejtë. Punë e madhe. Luaj në Fushë- Krujë e kudo. Punë e madhe, ik mos më luaj. Dua të kujtoj disa shfaqje të suksesshme, ku nuk gjeje biletë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lëri ata që thonë që janë shitur gjithë vitin 15 mijë bileta. Ata s’kanë ardhur kurrë në Teatër. Pse m’i kërcet dhëmbët mua, të bëra gjë, apo ngaqë jam kundra teje, po jam. Rezistenca është më fisnikja. Shteti duhet të binte dakord edhe me një aktor. Sa fisnikë janë. Shihni artistët në Shkodër. Artisti ka në gjak lirinë. Nuk shtypet. Pse e dua Lubonjën, sepse ka në gjak lirinë”, u shpreh Asqeriu.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment