Showbiz

“Budalla isha? S’e pranova kot që isha i droguar”/ Adi Pojana thumbon kolegët dhe “VIP-at”: Ju mjaft u shtirët, mos shisni dokrra se na lodhët! 

VIDEO
Adi Pojana ka treguar se kishte vendosur të bënte publike historinë e tij me drogën pasi nuk mund t'i fshihej të shkuarës së tij. 
Featured image of article: “Budalla isha? S’e pranova kot që isha i droguar”/ Adi Pojana thumbon kolegët dhe “VIP-at”: Ju mjaft u shtirët, mos shisni dokrra se na lodhët!  Adi Pojana

TIRANË– Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana ka shpërthyer gjatë një intervistë televizive ndaj kolegëve dhe personazheve të njohur. I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ai ka treguar se kishte vendosur të bënte publike historinë e tij me drogën pasi nuk mund t’i fshihej të shkuarës së tij. 

Ka njerëz që shohim në media. Ne kemi fatin që i njohim. Kanë jete paralele me atë që kanë në studio. Unë nuk jam budalla që deklarova se jam përdorues droge 17 vite. Sepse nuk e fsheh dot historinë tim. Pija heroinë. E kam fituar betejen tim dhe jam këtu. I them personazheve, ik ore futu tek zabeli yt, mos na shit dokra këtu se na lodhët,”-tha ai gjatë intervistës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment