Politike

‘Buburrecat po më gërryejnë’, mesazhi i FORTË i Ramës, me kë e ka kryeministri: Rri në këmbë dhe i shoh… (VD)

Kryeministri u zgjat në fjalën e tij duke thënë se nuk ka nevojë për t'u ulur që të shohë çfarë i bëjnë 'buburrecat'. 

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një mesazh të dyshimtë sot në takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes. Teksa po fliste për shkeljet e ligjit nga administrata dhe denoncimet që vijnë nga qytetarët, kryeministri u zgjat në fjalën e tij duke thënë se nuk ka nevojë për t’u ulur që të shohë çfarë i bëjnë ‘buburrecat’.

Replika e qytetarit me Ramën:

Qytetari: Sa do i fortë të jetë ky trung, nëse këto buburreca nuk do të zhduken, ky trung përsëri do të mbetet i gërryer.

Edi Rama:  Të jesh i sigurt se nuk kam patur nevojë të ulem në një stol për të parë çfarë po më bëjnë buburrecat nga poshtë, rri në këmbë dhe shoh buburrecat që gërryejnë.

Për kë t’a ketë patur Rama këtë mesazh? Kush të jenë buburrecat që po gërryejnë Partinë Socialiste dhe qëndrojnë poshtë?

Dje, ish-ministri Tahiri nuk e përjashtoi hetimin e Ramës në procesin e Habilajve, si edhe u përfshi në një kontradiktë të thellë me ish-ministren Mimi Kodheli, lidhur me fikjen e radarëve. Kodheli, i quajti letrat e nisura prej Tahirit si ‘goditje poshtë brezit’, ndërkohë që në rrjetet sociale, teoritë konspirative nisën duke akuzuar Tahirin se po “shiste” kolegët e tij për të shpëtuar nga burgu.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment