LIVE UPDATES
Aktualitet

BSH: Kontratat porositëse në ndërtim, në rënie të fortë prej të paktën pesë vitesh

14 Janar 2022, 06:20 Nga DOSJA

SHQIPËRI – Kontratat porositëse në sektorin e ndërtimit janë në rënie prej të paktën pesë vitesh me radhë. Po t’i referohemi vrojtimit të Bankës së Shqipërisë për besimin e biznesit dhe konsumatorit, në muajin dhjetor të vitit të kaluar treguesi i kontratave porositëse në ndërtim pësoi rënie me 37.1%, nduke u thelluar edhe më shumë nga niveli 22.1% i muajit nëntor.

Për të gjithë vitin 2021, indeksi i ecurisë së kontratave porositëse ka pësuar një rënie mesatarisht me 41.8%. Në fakt, rënia e kontratave porositëse është më e zbutur krahasuar me vitin 2020, kur kishte qenë mesatarisht -53.9 pikë përqindje. Sidoqoftë, ky tregues është në territor negativ për të paktën pesë vitet e fundit dhe, po t’i referohemi anketimit të bizneseve, kontratat porositëse ende janë vazhdimisht në rënie.

Nëse nuk vendosim në dyshim saktësinë e vrojtimit, treguesi që paraqet ecurinë e kontratave porositëse në këtë rast shtron një lloj paradoksi: ku po mbështetet rritja e çmimeve në këto përmasa dhe kush po blen, ndërkohë që ndërtuesit prej vitesh raportojnë rënie të thellë të kontratave të shitjes?

Sipas Bankës së Shqipërisë, në 6-mujorin I 2021, Indeksi Fischer i çmimit të banesave u rrit me 0.7% krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 6.7% krahasuar me një vit më parë. Krahasuar me periudhën bazë të vrojtimit, vitin 2013, çmimet e banesave në Shqipëri janë rritur me 49.4%.

Ndërsa sipas indeksit të “Keydata Albania”, publikim nga Çelësi Media Group, çmimi mesatar i banesave në Tiranë në fund të muajit shtator 2021 arriti në 1 121 euro/m2. Krahasuar me periudhën bazë të indeksit, vitit 2005, çmimi mesatar i apartamenteve në Tiranë është rritur me 73%. Edhe pritshmëritë e ndërtuesve për ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë në kahun rritës. Për nëntorin 2021, indeksi i pritjes së çmimeve në ndërtim shënoi rritje me 23 pikë përqindje, vlerë dukshëm më e lartë se mesatarja e 11-mujorit 2021, 13.6% dhe ajo e vitit 2020, 4.2%.

Në vitet e fundit, aktiviteti ndërtues po zgjerohet me ritme të shpejta, i nxitur nga rritja e lartë e çmimeve, sidomos në Tiranë dhe në disa zona të bregdetit. Perceptimi është se çmimet po arrijnë nivele dukshëm jashtë mundësive të shtresës së mesme të vendit.

Sipas Instat, në tremujorin III 2021 paga mesatare bruto në Shqipëri ishte 56 mijë lekë ose rreth 460 euro në muaj. Një faktor është se kërkesa në tregun e pronave është mbështetur edhe nga kredia bankare. Huadhënia për prona vitin e kaluar arriti nivelet më të larta historike dhe në fund të nëntorit 2021, portofoli i kredisë për blerjen e apsurive të paluajtshme nga individët arriti në 144 miliardë lekë ose gati 1.2 miliardë euro. Në një vit, ky portofol është rritur me 14%.

Gjithashtu, vrojtimi i Bankës së Shqipërisë me firmat e ndërtimi dhe agjentët e shitjes tregon se afërsisht një e treta e pronave në tregun e pasurive të paluajtshme blihen nga persona jorezidentë në Shqipëri. Kjo tregon se fryrja e çmimeve në një pjesë të madhe po mbështetet në para që vijnë nga jashtë vendit. (MONITOR)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banka e shqipërisë sektori i ndërtimit banka e shqipërisë sektori i ndërtimit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni