Politike

Brukseli i tërhoqi veshin për Portin e Durrësit? Rama e mohon dhe shfryn ndaj gazetares: Hidhni baltë si kolegia juaj, turpëruese, juve do t’ju ngrihen rrogat nga ai investim…

VIDEO
Rama sërish sulmoi gazetaren Erisa Zykaj dhe pyetjen e saj për deputetët e inkriminuar.
Featured image of article: Brukseli i tërhoqi veshin për Portin e Durrësit? Rama e mohon dhe shfryn ndaj gazetares: Hidhni baltë si kolegia juaj, turpëruese, juve do t’ju ngrihen rrogat nga ai investim… Edi Rama, kryeminister

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka mohuar që komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ti ketë shprehur shqetësim në lidhje me investimin për Portin e Durrësit. Në konferencën e fundit sot me gazetarët, Rama mohoi që të ketë patur shqetësim nga BE për këtë çështje, duke e quajtur pyetjen e gazetares Ambrozia Meta të bazuar në “fakte alternative të një bote paralele”. Rama sërish sulmoi gazetaren Erisa Zykaj dhe pyetjen e saj për deputetët e inkriminuar. Kryeministri e quajti dje Zykajn dhe pyetjen e saj si pjesë e një ‘aktivizmi dembel’, ndërsa sot tha ndërhyrja ishte si kërcitja e një dere të vjetër kur luhet një koncert.


PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Faktet alternative s’janë fakte, megjithëse kanë hyrë në filozofinë njerëzore ndaj lajmeve të rreme. Në Bruksel s’kam dëgjuar asnjë ultimatum, por vetëm vlerësime pozitive siç i dëgjuan të gjithë ata shqiptarë dhe shqiptare që nuk jetojnë në botën paralele të fakteve alternative. Në referencën që bëre, ka gabim në objekt, pasi është referencë e shkuar e stërdiskutuar për një kohë të gjatë. Kështu që unë s’kam dëgjuar asnjë ultimatum dhe më vjen mirë që koha tregoi, e tregoi shpejt në fakt, që unë kisha të drejtë për reformën zgjedhore dhe që reforma zgjedhore ka marrë vlerësim maksimal edhe nga Komisioni i Venecias.

Nëse ka pasur në Bruksel diçka që ka kërcitur njësoj siç kërcet një derë e vjetër në sfond kur luhet një koncert në sallë, ka qenë ndërhyrja e koleges suaj, një ndërhyrje e pavend, absolutisht e padobishme për të mos thënë turpëruese për kategorinë e gazetarëve, për të gjithë ju dhe për të gjithë ne faktikisht, bazuar në fakte alternative të botës paralele dhe për një kontrast për mua që isha atje, me kolegen e Maqedonisë së Veriut që në atë vend foli për vendin e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk i ra vendit të saj me baltë të prodhuar nga faktet alternative të botës paralele. Po kaq e pavërtetë, kaq thellësisht e pavërtetë sa mungesa e një ultimatumit është ajo që dëgjova tani për Portin e Durrësit. As është folur as ështën diskutuar, as është prekur asnjë fjalë në lidhje me këtë temë.

Është për të ardhur keq që kjo shpiket në Tiranë ndërkohë që ai investim është për të gjithë për të ardhurat tuaja personale, tuajat personale të juve që jeni këtu. E kam dëgjuar shumë këngën e Malit të Zi dhe Maqedonisë, Serbisë … që kanë investime të huaja, kanë investime të huaja dhe kemi paguar koston e një imazhi skandaloz të trashguar nga një traditë skandaloze dhe kur ne bëhemi gati të bëjmë investime të përmasave të mëdha dhe që kanë të njëjtin ndikim si në Malin e Zi që janë me pagat më të larta në rajon këtu prodhohet baltë dhe shpifet paturpërsisht për diçka që është e lidhur me interesin tuaj personal dhe familjar, dhe të atyre që kanë një mikrofon se rritja në ekonomi do të ndikojë tek ekonomia. 

Dosja.al raportoi dje ekskluzivisht, debatin që ka ndodhur në Bruksel mes kryeministrit Edi Rama, me përfaqësuesit e lartë të BE në lidhje me marrëveshjen me sheikun Mohamed Alabbar për marrëveshjen e investimit prej dy miliardë dollarësh nga grup Emaar në Portin e Durrësit. Ramës i është shprehur shqetësimi se koncesioni shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimin dhe ai është tërhequr. Kryeministri ka premtuar korrigjim në këmbim të heshtjes nga Brukseli.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment