Bota

Britania nxjerr rregullat e listës së kuqe, portokalli dhe jeshile për turistët, përjashtohet Franca, Spanja, Greqia dhe Turqia

Mbretëria e Bashkuar së fundmi ka shpallur listën e vendeve në të cilat britanikët mund të udhëtojnë po pasur nevojën për karantinim. Lista përfshin 17 vende duke përjashtuar Franca, Spanja, Greqa dhe Turqa.
Featured image of article: Britania nxjerr rregullat e listës së kuqe, portokalli dhe jeshile për turistët, përjashtohet Franca, Spanja, Greqia dhe Turqia turistet britanik

BRITANI-  Mbretëria e Bashkuar ka shpallur listën e vendev dhe rregullat që duhet të ndjekin pushuesit britanik për të udhëtuar pa u karantinuar. The sun shkruan se vendet janë vlerësuar me yona të kuqe, portokalli dhe jeshile.

Lista jeshile përfshin 12 vende në të cilën vihet re mungesa e 4 vendeve si Franca, Greqia, Spanja dhe Turqia.

Lajmi mund të vërë në dyshim Finalin e Ligës së Kampionëve, i cili synohet të mbahet në Turqi midis Manchester City dhe Chelsea.

Tifozëve u thanë sonte se nuk duhet të udhëtonin në finalen e lojës në Turqi.

Z. Shapps zbuloi se ministrat ishin në diskutime me nikoqirët e futbollit dhe thanë se Britania ishte “e hapur për të pritur”.”Kam frikë se duhet ta fusim Turqinë në listën e kuqe. Kjo do të ketë një numër pasojash. Së pari, do të thotë në lidhje me Ligën e Kampionëve, tifozët nuk duhet të udhëtojnë në Turqi,”-tha ai.

12 vendet e listës jeshile janë:

Portugalia, përfshirë Azore dhe Madeira

Australia

Zelanda e Re

Singapori

Brunei

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Islanda

Ishujt Faroe

Gjibraltari

Ishujt Falkland

Izraeli

Gjeorgjia e Jugut

Shën Helena, Ascension dhe Tristan de Cunha

Nëse keni qenë në një vend ose territor në listën e kuqe në 10 ditët e fundit do t’ju lejohet të hyni në Mbretërinë e Bashkuar vetëm nëse jeni një Shtetas Britanik ose Irlandez, ose keni të drejta qëndrimi në MB.

Rregulla të reja për një listë të gjelbër të vendeve do të hyjnë në fuqi më 17 maj.

(f.i/dosja.al)

 

Shto Koment