Bota

“Britania nuk do e shkelë syrin e para”, Frost paralajmëron BE për Brexit: Nuk kemi frikë të largohemi edhe pa marrëveshje

Britania nuk do të shkelë syrin e para dhe nuk ka frikë që të largohet nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje.
Featured image of article: “Britania nuk do e shkelë syrin e para”, Frost paralajmëron BE për Brexit: Nuk kemi frikë të largohemi edhe pa marrëveshje Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Qeveria britanike ka paralajmëruar Bashkimin Europian se në fund të këtij viti do të dalë nga unioni me ose pa marrëveshje.

“Britania nuk do të shkelë syrin e para dhe nuk ka frikë që të largohet nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje.”– ka thënë negociatori kryesor i Britanisë për Brexit.

Kujtojmë se Britania e Madhe u largua nga BE-ja më 31 janar, por bisedimet deri më tani kanë bërë pak përparim në arritjen e një marrëveshje të re tregtare.

“Ne erdhëm këtu sepse qeveria e mëparshme kishte shkelur syrin dhe po luante blofin ndërsa BE ka mësuar që nuk duhet të na marrë  seriozisht, pra, shumë nga ato që ne po përpiqemi të bëjmë këtë vit është t’i bëjmë ata të kuptojnë se ne kemi parasysh atë që themi dhe ata duhet të marrin pozicionin tonë seriozisht.”- ka deklaruar David Frost.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bisedimet pritet të rinisin të martën në Londër, por ato kanë ngecur në këmbënguljen e Britanisë që ajo të ketë autonomi të plotë mbi ndihmën shtetërore dhe kërkesat e saj mbi peshkimin.

 “Ne nuk do të jemi një shtet klient. Ne nuk do të bëjmë kompromis mbi bazat e kontrollit mbi ligjet tona. Kjo është ajo për të cilën është një vend i pavarur, kjo është ajo për të cilën votuan britanikët dhe kjo është ajo që do të ndodhë në fund të vitit, çfarëdo që të ndodhë.”- u shpreh Frost.

Burimi: deccanherald

A.C/Dosja.al 

Shto Koment