Bota

Britania e Madhe vendos rregulla të forta, nuk lejohen më grupime me më shumë se 6 persona në shtëpi

Në asnjë vend, nuk do të ketë më grupime më shumë se 6 persona, vetëm në disa raste shumë specifike, siç janë pagëzimet apo funeralet.
Featured image of article: Britania e Madhe vendos rregulla të forta, nuk lejohen më grupime me më shumë se 6 persona në shtëpi Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock, ditën e sotme ka njoftuar disa rregulla të reja që ka ndërmarrë qeveria, në lidhje me situatën e koronavirusit.

As në shtëpi, nuk do të ketë më grupime njerëzish me më shumë se 6 persona. BBC shkruan se një familje me 5 anëtarë, mund të takojë në të njëjtën shtëpi, vetëm një person tjetër.

Ai thotë se nëse ka një familje ku më shumë se gjashtë njerëz jetojnë së bashku padyshim që ai grup do të lejohet të qëndrojë së bashku.

Pra në asnjë vend, nuk do të ketë më grupime më shumë se 6 persona, vetëm në disa raste shumë specifike, siç janë pagëzimet apo funeralet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po kështu në lidhje me testet për koronavirusin ai u shpreh se testimi do të vlejë vetëm për ata që kanë simptoma të koronavirusit dhe jo për të gjithë njerëzit që nuk shfaqin shenja.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment