BotaKuriozitete

Britania e Madhe lë pas Shqipërinë/ 56 mijë fëmijë të porsalindur nën peshë

Rreth 56,000 fëmijë të sapolindur britanikë peshuan më pak se 2.5 kilogramë në vitin 2015 duke shtuar numrin e fëmijëve të lindur nën peshë.
Featured image of article: Britania e Madhe lë pas Shqipërinë/ 56 mijë fëmijë të porsalindur nën peshë Foto ilustruese.

MBRETËRI E BASHKUAR– Britania e Madhe ka mbetur pas Shqipërisë, e cila ka parë 4.6% të foshnjave të lindura nën peshë e cila ndiqet nga Kuba (5.3%) dhe Turkmenistanin (5.6%).

Pesha mesatare e të porsalindurve është 3.6 kilogramë dhe çdo fëmijë që peshon nën 2.5 kilogramë quhet nën peshë. Foshnjat e lindura nën peshë luftojnë me të ushqyerën, rritjen e peshës dhe me infeksionet. Gjithashtu përballen me vështirësitë në frymëmarrje.

Por, edhe kur rriten, fëmijët e lindur nën peshë rrezikojnë të vuajnë nga probleme të shumta shëndetësore si diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Në vendet në zhvillim, rritja me ritme te ulëta e fëmijës në barkun e nënëns është një nga shkaqet kryesore e bebeve nën peshë. Në vendet perëndimore, fëmijët nën peshë mund të pësojnë dhe lindje të parakohshmëme në më pak se 37 javë.

Analiza është bërë nga Shkolla e Higjenës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Ata shqyrtuan 281 milion lindje në pothuajse 150 vende, duke analizuar bazat e të dhënave kombëtare dhe sondazhet.

Pirja e duhanit, lindjet cezariane të panevojshme mjekësore dhe trajtimet e pjellorisë gjithashtu mund të rrisin rrezikun e lindjes së një fëmije nën peshë. Përqindja e grave mbi 40 vjeç që lindin në Angli dhe Uells është trefishuar në 30 vitet e fundit, sipas vlerësimeve. Mosha mesatare për një grua që të ketë fëmijën e saj të parë në Britani të Madhe është tani 30 vjeçe.

Në Evropë, Amerikën e Veriut, Australinë dhe Zelandën e Re, normat e foshnjave që lindin nën peshë kanë rënë dukshëm që nga viti 2000. Më shumë se 80% e të sapolindurve në botë që vdesin çdo vit janë nën peshë.

Burimi: DailyMail

(R.L/Dosja.al)

 

Shto Koment