Bota

Britania e Madhe krijon testin ‘super-ekspres’ të Covid-19, përgjigjet dalin për 90 minuta

Në Mbretërinë e Bashkuar është krijuar një test 90-minutësh për koronavirusin. Testi i ri i quajtur “Lampore” së bashku me teste të ADN-së është i aftë të zbulojë nëse jeni të infektuar me Covid-19 ose me viruse të tjera sezonale për 90 minuta.
Featured image of article: Britania e Madhe krijon testin ‘super-ekspres’ të Covid-19, përgjigjet dalin për 90 minuta foto ilustruese
Përditësuar:

BRITANI E MADHE-Në Mbretërinë e Bashkuar është krijuar një test 90-minutësh për koronavirusin. Testi i ri i quajtur “Lampore” së bashku me teste të ADN-së është i aftë të zbulojë nëse jeni të infektuar me Covid-19 ose me viruse të tjera sezonale për 90 minuta. Test do të jenë të disponueshme nga java e ardhshme, dhe fillimisht do të shpërndahen në azile dhe qendra të përkujdesjes për të moshuar.

Ministri i shëndetësisë Matt Hancock në një intervistë për mediat britanike deklaroi se në tetor do të shpërndahen gjysmë milioni teste të cilat do të ndihmojnë në zbulimin e viruseve.

“Në fakt këto teste mund të zbulojnë çdo lloj virusi sezonal qe mund të keni, si edhe Covid-19, kshtu që pacientët mund të mbrojnë veten e tyre dhe të tjerët rreth tyre. Ne në tetor do të shperndajmë gjysmë milioni testesh në ditë, pasi teknologji si këto na ndihmojnë shumë,” deklaroi ministri i shëndetësisë  Matt Hancock.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej më shumë se 7 muajsh i gjithë globi po përballet me pandeminë Covid-19 që shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019. Tashmë Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 18,246,339 persona. Ndërkohë 692,973 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 11,453,809 qytetarë.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment