Bota

Britania e Madhe ecën me hapa të shpejta vaksinimi, më shumë se gjysma e popullsisë merr dozën e parë të vaksinës  

The Guardian shkruan se rreth 38,189,536 doza vaksinimi janë administruar të gjitha.
Featured image of article: Britania e Madhe ecën me hapa të shpejta vaksinimi, më shumë se gjysma e popullsisë merr dozën e parë të vaksinës   Foto Ilustruese

ANGLI- Britania e Madhe ka vaksinuar më shumë se 50% të popullsisë.  The Guardian shkruan se rreth 38,189,536 doza vaksinimi janë administruar të gjitha. Vaksinat që po administrohen në Angli janë Pfizer/BioNTech, AstraZeneca, Moderna dhe Johnson and Johnson.

Popullsia në Mbretërinë e Bashkuar vlerësohet të jetë 66,796,807, që do të thotë se shifrat e fundit kombëtare tregojnë se më shumë se gjysma e popullsisë tani kanë pasur dozën e parë të një vaksine koronavirus.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Angli janë regjistruar 4,401,109 persona me Covid, ndërsa 127,385 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment