Bota

Britania e Madhe do të refuzojë çdo vonesë për Brexit

Kryeministri britanik Boris Johnson do të zhvillojë një takim ditën e sotme me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ku është mësuar se do të flasin për shtyrjen e Brexit-it.
Featured image of article: Britania e Madhe do të refuzojë çdo vonesë për Brexit Boris Johnson dhe Jean-Claude Juncker

BRITANI E MADHE-Mbretëria e Bashkuar nuk është akoma e gatshme të shtyjë Brexitin, më shumë  se data 31 tetor, afati i fundit për largimin nga BE. Ndërkohë ky lajm do të bëhet i ditur edhe për presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në një takim me kryeministrin britanik Boris Johnson.

Ky takim  do të mbahet ditën e sotme, ku për Boris  Johnson do të jetë një prej takimeve të para si Kryeministër i Britanisë së Madhe.

Sipas mediave të huaja Johnson në këtë takim do të flasë për një vendim të tijin, për sigurimin e një marrëveshje deri më 18 tetor, pas një samiti të rëndësishëm të BE. Në të kundërt, Johnson është shprehur se do të refuzojë çdo vonesë të ofruar dhe do të largohet nga BE pa një marrëveshje.

Optimizmi i kryeministrit për marrjen e një marrëveshje të rishikuar të Brexit nuk është i ndarë nga ana e BE-së.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment