LIVE UPDATES
Politike

Britani, presidenti Meta vlerëson me dekoratën e lartë Lord George Robertson

7 Mars 2019, 11:07 Nga DOSJA
Britani, presidenti Meta vlerëson me dekoratën e lartë Lord

BRITANI- Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Britaninë e Madhe, Presidenti i vendit Ilir Meta, vlerësoi Lord George Robertson me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin: “Në mirënjohje të thellë për angazhimin e çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për kontributin e spikatur në integrimin e Shqipërisë në Aleancën Trans-Atlantike”.

Në një audiencë të veçantë, ku merrnin pjesë personalitete të larta britanike, Presidenti Meta, e cilësoi Lordin George Robertson si një nga personalitetet më të spikatura të politikës ndërkombëtare të kohës, por dhe si një nga miqtë më të mirë të Shqipërisë dhe rajonit.

Në fjalën e Tij, kreu i shtetit theksoi se emri i Lord Robertson është i gdhendur në kujtesën e mbarë shqiptarëve, për kontributin historik si Ministër i Mbrojtjes së Britanisë se Madhe dhe si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, në dhënien fund të gjenocidit të Millosheviçit në Kosovë, si dhe forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkan.

Lordi Robertson, pasi i shprehu Presidentit Meta falenderimet për këtë vlerësim të lartë, nënvizoi se është shumë krenar që kishte patur fatin të kontribuonte në vendosjen e paqes në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe përsëriti bindjen se për çlirimin e Kosovës, Aleanca kishte bërë, jo vetëm gjënë e duhur, por të vetmen gjë që duhej bërë në atë periudhë.

Deklarata e plotë e presidentit Ilir Meta

Jemi mbledhur këtu për të nderuar një mik shumë të veçantë, Lordin e Nderuar George Robertson.

Teksa kanë kaluar 19 vite që nga 19 shkurti i vitit 2000, ndihem i kënaqur që jam këtu, në këtë rast e veprimtari, që më jep mundësinë të takohem sërish me njërin nga protagonistët më të shquar të politikës ndërkombëtare të kohës së tij.

Emri i Lordit Robertson është gdhendur në kujtesën e përbashkët të të gjithë shqiptarëve, për rolin që luajti gjatë një kohe të vështirë e sfiduese për kombin tonë, dhe me të vërtetë, e tillë ishte ajo periudhë e këtij fillim-shekulli për mbarë Ballkanin në përgjithësi.

Në cilësinë e tij si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Lordi i nderuar ka luajtur një rol vendimtar, sidomos në Kosovë, duke ndihmuar për dhënien fund të gjenocidit dhe spastrimit etnik të udhëhequr nga Millosheviçi.

Vendosmëria e tij për t’i dhënë fund konfliktit siguroi në Kosovë, bëri të mundur që Aleanca e Atlantikut Verior të mos tërhiqej deri në rivendosjen e paqes në të gjithë Ballkanin.

Si i tillë, Lordi Robertson ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për qëndrueshmërinë dhe sigurinë në një rajon, i cili shpesh dhe për një kohë fort të gjatë ka qenë i trazuar e ka vuajtur nga konfliktet dhe tensionet. Dëshiroj të nënvizoj rolin e tij kyç për rivendosjen e paqes në Maqedoninë e asaj kohë, që përfundoi me Marrëveshjen e Ohrit në vitin 2001, i një nga arritjet e tij.

Kam pasur nderin dhe privilegjin të punoj me Lordin Robertson, në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë dhe më vonë, si Ministër i Jashtëm, duke hedhur kështu themelet e përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në NATO dhe përgjatë procesit të saj të integrimit europian.

Pothuajse dy dekada më vonë, Shqipëria ka shënuar përparime madhore dhe për më shumë se prej dhjetë vitesh është anëtare e NATO-s. Në të njëjtën kohë, angazhimi i vazhdueshëm i Lordit Robertson për një rajon gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues, që vazhdimisht përpiqet të përparojë drejt Bashkimit Europian, ka qenë një mbështetje e madhe për Shqipërinë.

Për më tepër, angazhimi i tij ndaj vendit tonë ka ndihmuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kështu që, po e shfrytëzoj këtë mundësi për të shprehur edhe një herë mirënjohjen tonë të thellë për ju, Lordi Xhorxh Robertson, për mbështetjen tuaj të pafund për rajonin si dhe për të gjithë shqiptarët në përgjithësi, gjatë përpjekjeve të tyre për liri, drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimit Europian.

Është interesante koinçidenca që Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti, quhej gjithashtu “Gjergj / George” dhe, po ashtu, ai shërbeu si një mburojë e Europës përkundrejt Perandorisë Otomane, siç bëri edhe Lordi Xhorxh Robertson 20 vite më parë, duke mbrojtur shqiptarët nga padrejtësitë, gjenocidi dhe spastrimi etnik.

I dashur Lordi Robertson,

Për shkak të politikës suaj të zgjerimit të NATO-s, dy dekada më vonë, rajoni ynë është më i sigurt dhe pjesë e NATO-s sot. Ne vazhdojmë të mbështetemi në mençurinë dhe përkrahjen tuaj, duke ju konsideruar një mik shumë të vyer.

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike britani e madhe dekorimi i lord robertson ilir meta lord robertson britani e madhe dekorimi i lord robertson ilir meta lord robertson

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni