Bota

Britani: Mpiksjet e gjakut të lidhura me vaksinën AstraZeneca janë më të zakonshme te gratë

Rregullatori në Mbretërinë e Bashkuar thotë se disa prova tregojnë që mpiksjet AstraZeneca ndodhin më shumë tek gratë sesa tek burrat. Ka pasur vëzhgim të vaksinës AstraZeneca për çështjen e mpiksjeve shumë të rralla, me një incidencë më të lartë tek të rinjtë.
Featured image of article: Britani: Mpiksjet e gjakut të lidhura me vaksinën AstraZeneca janë më të zakonshme te gratë mpiksjet e gjakut Astrazeneca

BRITANI- Rregullatori i mjekësisë në Britani të enjten tha se kishte disa prova se mpiksjet e pazakonta të gjakut të lidhura me vaksinën COVID-19 të AstraZeneca ndodhin më shumë tek gratë sesa tek burrat, duke shtuar se ndryshimi në incidencë ishte i vogël. Reuters raporton se zyrtarët britanikë më parë kanë thënë vetëm që incidenca e mpiksjes ishte e lidhur me moshën dhe se nuk ishte krijuar një lidhje me seksin.

Tani ka disa prova që shkalla e raportuar e incidencës është më e lartë në femra krahasuar me burrat edhe pse kjo nuk është parë në të gjitha grupmoshat dhe ndryshimi mbetet i vogël,“- tha Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) në azhurnimet e saj javore për mpiksjet.

Disa vende, përfshirë Britaninë, kanë rekomanduar që vetëm njerëzit mbi një moshë të caktuar të marrin dozat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në shifrat e fundit javore, MHRA tha që incidenca e rastit e mpiksjeve të rralla dhe  ishte 10.5 për milion doza, krahasuar me 9.3 për milion javën e kaluar. Kishte 242 raste të mpiksjes, me 6 që ndodhën pas dozave të dyta.

Këshilla mbetet që përfitimet e vaksinës të tejkalojnë rreziqet në shumicën e njerëzve,“- tha MHRA.

(f.i/dosja.al)

Shto Koment