Kuriozitete

Në vijën e parë të koronavirusit, qeveria britanike autorizon ‘Citriodiol’ për mbrojtjen e ushtarëve. Pritet të përdoret edhe nga mjekët

Sekretari britanik për Mbrojtjen Ben Wallace tha se një sprajt me bazë ‘Citriodiol’ i është dhënë personelit, kjo pasi mjekët britanikë kanë siguruar se nuk sjellë pasoja të dëmshme për ta.
Featured image of article: Në vijën e parë të koronavirusit, qeveria britanike autorizon ‘Citriodiol’ për mbrojtjen e ushtarëve. Pritet të përdoret edhe nga mjekët Sprajti

BRITANI– Ministria britanike e Mbrojtjes, ka njoftuar se ushtarëve të cilët janë në vijën e parë të betejës me Covid-19 është duke u dhënë një spraj mushkonjash për t’u mbrojtur, pasi sipas tyre ai mund të neutralizojë koronavirusin.

Sekretari britanik për Mbrojtjen Ben Wallace, tha se një spraj me bazë ‘Citriodiol’ i është dhënë personelit, kjo pasi mjekët britanikë kanë siguruar se nuk sjellë pasoja të dëmshme për ta.

“Spraji me bazë Citriodiol formon një pengesë në lëkurë që siguron një barrierë kundër koronavirusit”, tha ai.

Mediat britnaike kanë bërë me dije se nuk dihet se sa persona e kanë përdorur sprajin por është bërë e ditur që qeveria britanike ka siguruar furnizime me spraj për secilën nga 10 Komandat e Përbashkët Ushtarake.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas konsultimeve me ekspertë, përfshirë konsulentët e sëmundjes infektive, këshilltarët e patologjisë dhe ekspertët e shëndetit publik, Kirurgu i Përgjithshëm Britanik këshilloi që Citriodiol nuk ishte i dëmshëm dhe duhet të përdoret mbi punonjësit që janë në vijën e parë të betejës me Covid-19. Po ashtu mësohet se se ky sprajtmund të përodret edhe nga  mjekë

Sipas shkencëtarve ‘Citriodiol’ ka rezultuar edhe më parë i efektshëm në vrasjen e koronavirusëve të tjerë, përfshirë SARS-in, duke shkatërruar shtresën që rrethon virusin.

Burimi: Dailymail

(A.K. Dosja.al)

Shto Koment