Bota

Mosha është thjesht një numër për mbretëreshën Elizabeth! Shfaqet për të parë pas izolimit, xhiro me kalin ‘pony’ në kështjellë

94-vjeçarja vendosi që të bënte një shëtitje me Balmoral Fern, një kalë 14-vjeçar me të cilin pa tokën në kalanë e Windsor, ku ajo dhe Duka i Edinburgh janë izoluar.
Featured image of article: Mosha është thjesht një numër për mbretëreshën Elizabeth! Shfaqet për të parë pas izolimit, xhiro me kalin ‘pony’ në kështjellë Mbreteresha Elizabeth

BRITANI– Mbretëresha Elizabeth ka bërë paraqitjen e saj të parë publike që nga fillimi i bllokimit prej koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, pasi është fotografuar duke ecur me kalë. 94-vjeçarja vendosi që të bënte një shëtitje me Balmoral Fern, një kalë 14-vjeçar me të cilin pa tokën në kalanë e Windsor, ku ajo dhe Duka i Edinburgh janë izoluar.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se ajo nuk ka hequr dorë nga detyrat zyrtare, të cilat i ka zhvilluar  nëpërmjet video-konferencave.


Kujtojmë se mbretërasha që nga fillimi i pandemisë është larguar nga Britania për shkak të rrezikut të virusit duke qenë se ajo është edhe në moshë të thyer. Por megjithatë as familja mbretërore nuk ka shpëtuar nga Covid-19 pasi princi Charles u diagnostikua pozitiv me pandeminë, por ia doli që të ‘fitonte’.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment