Bota

Hyn në fuqi më 1 qershor/ Qeveria britanike prezanton planin: Do nis gjurmimi i personave që kanë pasur kontakte me të infektuarit

Johnson tha se plani që do futet në fuqi do të gjurmojë 10,000 raste në ditë dhe deri në fund të muajit do të rekrutojë do të rekrutojë 25,000 persona.
Featured image of article: Hyn në fuqi më 1 qershor/ Qeveria britanike prezanton planin: Do nis gjurmimi i personave që kanë pasur kontakte me të infektuarit Boris Johnson

BRITANI- Kryeministri britanik, Boris Johnson, ditën e sotme ka thënë përpara parlamentit se është duke  përgatitur një plan për gjurmimin e personave ku të infektuarit me koronavirus kanë pasur kontakte me të  dhe që do të hyj në fuqi më datë 1 qershor.

Ndërkohë në fillim të këtij muaj paraqiti jë plan i cili përfshinte hapjen e shkollave dhe dyqaneve në fillim të muajit qershor. Ndërsa Johnson tha se plani që do futet në fuqi do të gjurmojë 10,000 raste në ditë dhe deri në fund të muajit do të rekrutojë do të rekrutojë 25,000 persona.

Po ashtu në lidhje me këtë ka folur dhe  një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social tha se qeveria “po punonte me ritëm të shpejtë për të zhvilluar shërbimin e testimit dhe gjurmimit, gjë që do të përmirësojë ndjeshëm aftësinë për të gjurmuar virusin dhe për të ndaluar përhapjen”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se Johnson, i cili në muajin prill, ishte shtruar në spital, pasi u infektua me koronavirusin e ri, është kritikuar për trajtimin e tij ndaj pandemisë.

Burimi: .thehour.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment