Sport

Briken Calja, rekord kombëtar dhe kampion i Shqipërisë në peshën 81 kg

Përpos rekordit kombëtar me 195 kg, Briken Calja ngriti edhe 158 kg në shkëputje, duke u renditur i pari në dygarësh me 353 kg dhe shpallur kampion i Shqipërisë në peshën deri 81 kg
Featured image of article: Briken Calja, rekord kombëtar dhe kampion i Shqipërisë në peshën 81 kg

DURRES – Peshëngritësi ynë i njohur Briken Calja ka ngritur peshën 195 kg në stilin e shtytjes, duke vendosur edhe një rekord të ri kombëtar në peshën deri 81 kg. Ai e nisi garën me 180 kg, në provën e dytë ngriti 190 kg, ndërsa në provën e tretë ngritur 195 kg, rezultat që përbën edhe një rekord të ri kombëtar në këtë stil për peshën 81 kg.

Në stilin e shtytjes, Briken Calja ngriti 158 kg, duke u renditur i pari në dygarësh me 353 kg dhe shpallur kampion i Shqipërisë në peshën deri 81 kg. Në këtë peshë konkurroi edhe peshpëngritësi i njohur shkodran Erkand Qerimaj, i cili në stilin e shkëputjes ngriti 155 kg, ndërsa në stilin e shtytjes u tërhoq nga gara për arsye shëndetësore.

Rivaliteti midis Erkand Qerimajt dhe Briken Caljes, i cili konkurroi një peshë më lart se zakonisht, ishte edhe gara më e shumëpritur dhe tërheqëse e kampionatit kombëtar të peshëngritjes për të rritur, aktivitet ky i zhvilluar sot në pallatin e sportit “Ramazan Ngjala” të Durrësit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment