LIVE UPDATES
Bota

Brexit po vjen – reagime nga ekonomia gjermane

15 Dhjetor 2019, 12:51 Nga DOSJA
Brexit po vjen – reagime nga ekonomia gjermane

BRITANI E MADHE- Ekonomia gjermane kërkon një marrëveshje të shpejtë të tregtisë së lirë me britanikët pas fitores së qartë të partisë konservatore, Tory të Boris Johnson në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Shpresat e ekonomisë gjermane qëndrojnë tek dhënia fund e pasigurisë pas dramës disa vjeçare të Brexit dhe dalja me marrëveshje e Britanisë së Madhe nga BE. “Tani BE dhe Britania e Madhe duhet të punojnë me intensitet për një marrëveshje të tregtisë së lirë”, tha kreu i “Shoqatës së Makinerive dhe Konstrukteve Teknike”, (VDMA), Thilo Brodtmann. “Nëse kjo nuk ka sukses, fillojnë sërish diskutimet për një Brexit të ashpër dhe pasiguritë që lidhen me të në fund të vitit 2020. Kjo duhet të mënjanohet patjetër.”

Edhe Shoqata e Industrisë Gjermane, BDI e përshëndeti rezultatin e qartë të zgjedhjeve në Britaninë e Madhe. “Mjegulla politike në Londër po shpërhapet”, tha kreu i BDI-së, Joachim Lang. Sigurisht që asnjë sipërmarrje në Britaninë e Madhe nuk e do Brexit. “Megjithatë sipërmarrjet tona marrin frymë lirisht, që më në fund ka një mandat për pranimin e marrëveshjes së daljes nga BE.” Sipas kreut të Industrisë Gjermane, Lang kërkohet një kurs i qartë i qeverisë gjermane, se si do të jetë marrëdhënia e ardhshme me BE. Nëse këto negociata nuk marrin fund shpejt, kërcënon një Brexit pa marrëveshje në një afat tjetër.

Pasiguri ka ende

Pritet që Britania e Madhe të dalë nga BE më 31 janar. Por ekonomistë të njohur paralajmërojnë, nga pasiguri të tjera pavarësisht rezultatit të qartë të zgjedhjeve. “Pritet që tani të kemi shpejt një ujdi për Brexit”, tha presidenti i Institutit të Ekonomisë, Ifo, Clemens Fuest. Nga ana ekonomike duket se mënjanohet një dalje e Britanisë së Madhe me kosto të pakalkulueshme. “Por është ende herët për të hequr sinjalin e alarmit”, tha Fuest. “Do të jetë e vështirë që të arrihet një marrëveshje e tregtisë së lirë brenda afatit të përkohshëm deri në fund të vitit 2020.”

Pak a shumë kështu është shprehur edhe presidentit i Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore, IfW, Gabriel Felbermayr. “Një exit nga Brexit nuk është më i mundur”, tha ai. “Por nëse do të kemi një ‘deal’ të butë, të ashpër apo të zgjuar me BE kjo vazhdon të mbetet maksimalisht e pasigurtë.” Deri në fund të vitit 2020 do duhet të negociohet një marrëveshje e tregtisë së lirë mes BE e britanikëve. Por sipas Felbermayr do të kemi sërish shtyrje zgjatje afati dhe gjendje pezull. Ekonomistët parashikojnë që për shkak të pasigurive sipermarrjet britanike do të jenë të rezervuara në drejtim të investimeve. Po kjo vlen edhe për firmat gjermane, thotë Sebastian Dullen nga Instituti për Makroekonominë dhe Studimin e Koniunkturës, IMK. “Brexit edhe në muajt e ardhshëm do të ketë impakt negativ në rritjen ekonomike si në Britaninë e Madhe edhe në Gjermani, edhe pse në masë më të vogël.”

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota boris johnson brexit britani e madhe ekonomia evropa marreveshja e tregtise se lire boris johnson brexit britani e madhe ekonomia evropa marreveshja e tregtise se lire

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni